Inzagi nje sulmues i lindur per golin
Pipo Inzagi rrefen se e kishte bere gati fanellen qe do te festonte barazimin e rekordit me 69 gola dhe ate te vendosjes se nje primati te ri me 70. Prisja vetem rastin qe te festoja deklaroi sulmuesi qe ka rikthyer ne loje Milanin ne sfiden e vlefshme per Champions League perballe Realit te Madridit. Me dygoleshin ne San Siro sulmuesi i mori Gerd Mylerit kuroren e golashenuesit me te mire te kupave te Europes dhe ia ka dedikuar kete arritje Stefano Borgonovos te cilit ia kishte premtuar thyerjen e rekordit dhe mbi te gjitha futbollisteve italiane qe shume shpesh jane neperkembur. Inzagi buzeqesh Pavaresisht se Reali ma prishi me barazimin ne kohen shtese te lojes ajo ishte padyshim mbremja me e bukur e karrieres sime. Kur gjate konferences per shtyp Murinjo deklaroi se me se shumti me trembej mua dikush qeshi me keto fjale. Megjithate me golat e mi konfirmova se trajneri i madrileneve kishte te drejte. Kam mjaft respekt per Zhozene pas derbit te fundit Inter-Milan ai me priti perpara deres se dhomes sone te zhveshjes per te me kerkuar fanellen dhe ky veprim i tij me dha mjaft kenaqesi.
37-vjecari ka thyer rekordin me 69 gola te Gerd Myler por edhe te Raulit qe ndodhej ne te njejten kuote me bomberin e Bajernit te Mynihut dhe te Gjermanise ne klasifikimin e golashenuesve me te mire te aktiviteteve te organizuara nga UEFA. Ai ka vendosur edhe nje tjeter rekord me 125 gola me fanellen kuqezi SuperPipo kalon nje idhull te Milanit si Marko van Basten i cili ishte ndalur ne kuoten e 124 rrjetave. Perpara te gjitheve ne klasifikimin e goleadoreve te Djallit dhe qe duket i pakapshem mbetet Nordahl me 221 gola te realizuar. Pasi u shfaq edhe nje here vendimtar Inzagi perfitoi nga situata per te leshuar disa shigjeta. Mesazhi i pare ishte per komentatoret Ata do te me harrojne por per mua nuk ka asnje problem. I dyti i drejtohet trajnerit Masimiljano Alegri Trajneri e di shume mire se une kam nevoje te ndihem i rendesishem per skuadren. Eumlshte e veshtire te me heqin pasionin por deshiroj qe here pas here te luaj. Nuk eshte gjithmone e lehte qe te shfrytezosh 20 minuta ne fushe. Heren e fundit luajta kunder Katanias dhe shenova me pas kaluan nente ndeshje qe qendrova vetem ne stol.