Kina i tregon botës madhështinë e “Pekin 2008”
Klodiana Bufi
Nëse Pekini dhe në veçanti Kina donin t’i jepnin botes një imazh pozitiv, kanë goditur në shenjë dhe ja kanë dalë mbanë mjaft mirë. Ishte një Olimpiadë, e cila për 16 ditë ka folur në të gjitha gjuhet e mundshme dhe me një organizim që i çuditi të gjithë. Çdo gjë ka qene e llogaritur siç duhet dhe nëse nuk do të ndodhte kështu, nuk mund të ishe në Kinë, aty ku mbretëronte evenimenti më i madh i sporteve me mbishkrimin “Pekin 2008”, një vit i cili do të mbetet gjatë në mendjen e kinezëve. Askush nuk e mendonte se një qytet aq t madh dhe te zhurmshëm, i zhytur mes pluhurave, do t’i bënte të gjithë të ndiheshin mire, sidomos kur ato fenomene që nuk i bënte natyra i bënin banoret e këtij vendi, duke freskuar tempujt sportive me shira artificiale, për të mbajtur të freskët frymëmarrjen e më shume se 10 mijë sportistëve. Kina ka arritur numrin 100 të medaljeve një numër jo i zakontë për këtë vend, numër i cilësuar i shenjtë në zakonet e tyre të hershme. Vendi organizator u shpall dhe triumfuesi i Olimpiadës së 29-të në historinë e kohëve moderne. Kina ka rrëmbyer 51 medalje ari, 21 argjendi dhe 28 bronzi, duke shënuar një numër të paparashikuar suksesesh. Shtetet e Bashkuara numërojnë 10 më tepër, por 36 të arta, 38 të argjendta dhe 36 medalje bronzi. Ndërsa atë që bëri Rusia në katër ditët e fundit nuk e bëri asnjë shtet tjetër. Ishte jashtë treshes më të mirë të medaljeve, por rriti ndjeshëm numrin e tyre vetëm në fund të saj. Ashtu siç cilësohet në të gjithë botën është atletika “mbretëresha e sporteve”, dhe janë pikërisht disiplinat e saj që kanë dhuruar më tepër medalje. Në total janë ngjitur në podiumet e nderit një numër i madh atletësh, pasi bilanci përfundimtar numëron 959 medalje gjithsej. Kanë arritur të shënojnë emrin në librin e artë të kësaj olimpiade dhe te ngjiten në podium atletë nga vende që për popullsinë kineze ishin të padëgjuar me pare si, Mauritius, një ishull i vogël ne oqeanin indian, 900 km ne lindje të Madagaskarit ku boksieri Bruno Julie bëri të njohur vendin e tij me anë të një medalje bronzi. Por Olimpiada ka marrë rrugëtimin e saj, për mos t’u ndalur më kurrë. Edicioni i saj i ardhshëm do t’i dhurojë Londrës madhështinë e organizimit për të 30-n herë të Lojërave Olimpike. Deri atëherë bota pritet të çuditet përsëri, këtë herë nga një vend monark, që di të sjellë në mënyrë të veçantë dhe aristokrate Lojërat e ardhshme Olimpike
26 Gusht 2008