E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ zyrtarizon kandidimin si i pavarur te Arben Malaj ne Vlore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi kandidimin e Arben Malajt si kandidat i pavarur në Vlorë, pasi konstatoi se plotësoheshin të gjitha kushtet dhe dokumentacioni i paraqitur ishte i rregullt.  Katër anëtarët e KQZ-së miratuan gjithashtu vendimin për t’i dhënë Partisë Demokratike të drejtën për të propozuar anëtarin e 3-të në Grupin e Numërimit të Votave, ndërsa LSI-së anëtarin e 4-t. Anëtari Klement Zguri shpjegoi formulën. 
Në diskutimet jashtë rendit të ditës, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjoncaj kërkoi një kopje të listave të deputetëve të paraqitura nga të gjitha partitë.

Ndërkohë që sipas kryetares së KQZ-së, Lefterie Lleshi listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit po verifikohen dhe do të publikohen sipas afatit ligjor, i cili përcakton 14 majin si ditën e fundit.

KQZ ndryshoi gjithashtu një anëtar të bordit të monitorimit të medias. Basir Çollaku, që mbante këtë post edhe në zgjedhjet e mëparshme, me propozim të kryetares Lleshi dha dorëheqjen dhe u zëvendësua me kryeredaktorin e revistës “Kurajo”, Bledi Stefa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›