Tre ministra shqiptare te Mbrojtjes, bashke per te nderuar ministrin e Luftes
Kujtimi i vepres se patriotit te shquar Mehmet pashe Derralla, i cili ne qeverine e pare te krijuar nga Ismail Qemali ne Vlore mbante postin e ministrit te Luftes, ka mbledhur bashke ne Tetove tre ministrat e Mbrojtjes te Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise. Ministri Arben Imami, ministri Agim Ceku dhe ministri Fatmir Besimi kane vleresuar figuren e Mahmet pashe Derralles per kontributin qe ai ka dhene ne shpalljen e Pavaresise. Ministri i Mbrojtjes Imami, gjate fjales se tij, ka evidentuar kontributin dhe meritat historike te gjeneral Mehmet pashe Deralles. "Medalja e pare qe kam firmosur si minister i Mbrojtjes eshte pikerisht per Mehmet pashe Derallen. I kam propozuar Presidentit te Republikes qe ti jape medaljen me te larte te shtetit shqiptar. Kete e kam bere, jo vetem per faktin se ai ishte ministri i pare i Mbrojtjes, por per shkak te kontributeve te pamatshme qe ai pati per ceshtjen kombetare. Kontributet e tij nuk lidhen vetem me pozicionin si Minister i Luftes, por e gjithe jeta e tij eshte lufte e perpjekje per nje Shqiperi te lire, te pavarur e sovrane", - eshte shprehur Imami. Jeta dhe vepra e Mehmet pashe Deralles, ka theksuar me pas ministri Imami, eshte ajo e nje personaliteti te shquar te kombit shqiptar. Ai ishte pjesemarres ne te gjitha ngjarjet kulmore te historise shqiptare qe paraprine Pavaresine dhe u kulmuan me hedhjen e themeleve per ndertimin e nje shteti modern shqiptar. Duke u ndalur ne aktivitetin e tij ne sherbim te ceshtjes kombetare ministri Imami theksoi se, gjeneral Deralla iu perkushtua qeverise se dale nga Lidhja e Prizrenit duke luajtur nje rol te rendesishem ne veprimtarine e saj. Edhe pas shperndarjes se dhunshme te Lidhjes nga ana e Perandorise Osmane, Deralla iu bashkua Lidhjes se Pejes duke treguar papajtueshmerine e faktorit shqiptar me politikat antishqiptare te Portes se Larte. Emerimi i tij Minister i Luftes, ishte produkt i veprimtarise se tij, i nje jete te tere kushtuar ceshtjes kombetare. Kjo konference eshte pershendetur edhe nga ministri i FSK-se, Agim Ceku, ministri i Mbrojtjes se Maqedonise, z. Fatmir Besimi dhe zv.kryeministri i Maqedonise, z. Musa Xhaferri, te cilet pasi dhane vleresime te larta per figuren e gjeneral Deralles, shprehen vleresime edhe per paraden madheshtore qe FA Shqiptare bashke me FSK organizuan per nder te 100- vjetorit te Pavaresise. Gjithashtu ne ceremoni ishin te pranishem edhe perfaqesues te familjes se patrioteve te shquar, Hasan Prishtines dhe Mehmet pashe Deralles.
Kush ishte Mehmet pashe Derralla
Mehmet pashe Deralla lindi me 1843 ne Gradec te Gostivarit, Maqedoni. Ai eshte regjistruar ne memorien historike te popullit tone si nje nder protagonistet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit te vitit 1878. Ishte nje nga nenshkruesit e Deklarates se Pavaresise Shqiptare dhe ministri i Luftes ne Qeverine e Perkohshme te Shqiperise, te drejtuar nga Ismail bej Vlora. Roli i Mehmet pashe Deralles ne organizimin dhe drejtimin e kryengritjeve te medha te Kosoves te viteve 1910, 1911 dhe 1912 ishte shume i madh, si nje nga protagonistet kryesore te qendreses shekullore perballe sulmeve serbo-malazeze, te cilat synonin pushtimin e Shqiperise veriore. Me shpalljen e Pavaresise, me 28 nentor 1912, Kuvendi i Vlores shpalli edhe krijimin e Qeverise se Perkohshme nen kryesine e Ismail Qemalit dhe Mehmet pashe Deralla u zgjodh ne postin e larte te ministrit te Luftes. Dita e festes kombetare te ushtrise, 4 dhjetor 1912, lidhet ngushtesisht edhe me emrin e kontributin e gjeneral Deralles.