Tre muaj arrati vetedorezohet djali i deputetes Xhuvani
Artan Koci
Vetedorezohet ne polici pas tre muajsh ne arrati bashke me armen e krimit djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani. I akuzuar per vrasjen e 22-vjecarit Gjergji Musabelliu ndodhur ne 12 shkurt te ketij viti Kostandin Xhuvani i eshte drejtuar nje dite me pare policise e cila nga ana e saj ka marre masen e arrestit per konsumim te vepres penale te Vrasjes me dashje dhe te Armembajtjes pa leje. Lajmi per dorezimin e djalit te regjisorit te mirenjohur Gjergji Xhuvani eshte konfirmuar dje nga Drejtoria e Policise se Tiranes e cila tha se 22-vjecari eshte vetedorezuar se bashku me armen e krimit dhe se dyshohet te jete autor kryesor ne vrasjen e Alfred Musabelliut ne Qytetin Studenti ne kryeqytet. Ne nje komunikim te saj policia e kryeqytetit beri me dije gjate dites se djeshme se per hetimin e kesaj ngjarjeje u ngrit nje grup i posacem hetimor nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane si dhe drejtuesve te policise se kryeqytetit te cilet punuan intensivisht per zbardhjen e rrethanave motiveve te kesaj ngjarje. Policia sqaroi gjithashtu se nga hetimet e kryera nga specialistet e Seksionit kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit u konkludua se autore te vrasjes se Alfred Musabelliut 22 vjec te jene Kostandin Xhuvani 22 vjec i cili u shpall menjehere ne kerkim pas kryerjes se krimit Albi Zela 23 vjec tashme te arrestuar si dhe Donald Ymeri 22 vjec qe te tre me banim ne Tirane tashme te arrestuar.
Ngjarja per te cilen ishte shpallur ne kerkim Kostandin Xhuvani ka ndodhur ne rrugen Ali Visha ne Tirane ne afersi te Qytetit Studenti me date 12 shkurt te ketij viti ku sipas hetimeve te policise pas nje grindjeje per motive te dobeta ku shtetasi Kostandin Xhuvani se bashku edhe me dy miqte e tij kane qelluar mbi 22-vjecarin Alfred Musabelliu i cili gjeti vdekjen e menjehershme. Sipas te dhenave krimi ka ndodhur ne shtepine e viktimes dhe nga policia mesohet se 26-vjecari Alfred Musabelliu eshte qelluar me nje plumb ne koke nga i riu Xhuvani. Sipas hetimeve gjithcka ndodhi kur viktima ka shkuar per te sqaruar nje konflikt te dy diteve me pare me shokun e Xhuvanit Albi Zelen. Ne momentet e sqarimit ka nderhyre djali i regjisorit te njohur dhe deputetes dhe ka qelluar me plumb ne koke Alfred Musabelliun duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Policia e njoftuar per ngjarjen ka arrestuar dy nga tre autoret ndersa mesohet te jete shpallur ne kerkim djali i deputetes se PS-se Kostandin Xhuvani. Nga te dhenat e para hetimore dyshohet se vrasja ka ndodhur per motive banale. Policia e kryeqytetit shpalli ne kerkim te dyshuarin si autor te ketij krimi ndersa ne ambientet e Drejtorise se Policise jane marre ne pyetje dy te arrestuarit e tjere qe dyshohet te jene bashkepunetore ne grindjen qe coi ne vrasjen e 26-vjecarit Musabelliu.
Te arrestuar per vrasjen
Kostandin Xhuvani 22 vjec
Albi Zela 23 vjec
Donald Ymeri 22 vjec