E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre ndeshje pa tifozë për Shkumbinin

Tre ndeshje pa tifozë dhe 200 mijë lekë gjobë. Ky është vendimi i Komisionit të Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ndaj skuadrës së Shkumbinit për atë që ndodhi rreth një javë më parë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale mes Shkumbinit dhe Besës.

I vetmi ndëshkim i marrë nga Komisioni i Disiplinës lidhet me hedhjen e sendeve të forta në fushë dhe fishekzjarreve me pasojë dëmtimin e një lojtari kundërshtar.

Ndërkohë që po në këtë ndeshje është goditur edhe trajneri i Besës, Shpëtim Duro, jo vetëm nga kryetari i bashkisë, por edhe nga zëvendëstrajneri i Shkumbinit Klodian Dervishi.

Për këtë të fundit Komisioni i Disiplinës ka vendosur përjashtimin përgjithmonë nga aktivitetet sportive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›