E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF, pezullon zv, trajnerin e Shkumbinit

Pas shfaqjeve të dhunës kohët e fundit në stadiume Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë një sërë vendimesh duke pezulluar përfundimisht Zv/trainierin e KF "Shkumbini" Klodian Dervishi, për goditje me grusht të trainierit të ekipit kundërshtar. Gjithashtu komisioni i disiplinës mori në sërë vendimesh për shkelje të evidentuar në stadjumet e vendit ku ndër të cilat janë:
1.Trainieri i KF "Lushnja" Artan Bano për hyrje në fushën e lojës pa lejen e arbitrit dhe fyerje të
arbitrit për të cilat është larguar edhe nga pankina, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga drejtimi I ekipit dhe 50.000 lekë gjobë.
2. Lojtari Bledar Dura i KF "Beslidhja" për goditje të kundërshtarit, dënohet me 5 (pese) ndeshje pezullim dhe 50.000 lekë gjobë.
3. Lojtari i ekipit "U-17" Shkëndija Durrës, Shpend Ceku për ofendim dhe goditje me grusht të arbitrit,
dënohet me 1 (nje) vit pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe 100.000 lekë gjobë.
4. Trainieri i ekipit "U-17" Shkëndija Tiranë, Kostika Sterjo për gjeste fyese ndaj arbitrit, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. KF "Shkumbini" për hedhje të sendeve të forta në fushe e të fishekzjarreve, që ka sjellë si pasojë
edhe dëmtimin e një lojtari kundërshtar, si dhe për trazirat e shkaktuara nga tifozët vendas, dënohet me zhvillimin e 3 (tre) ndeshjeve pa pranine e shikuesve dhe 200.000 lekë gjobë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›