E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre në pranga për plagosje të rëndë dhe trafik droge

Nga një operacion të koduar “Lavazhieri” përfunduan në pranga shtetasit Gjergji Dod Luli, 18 vjeç, banues në Tiranë. Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar Urdhër ndalimi për konsumim të veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”.

Ky shtetas dyshohet të jetë autor i plagosjes me armë të ftohtë thikë të shtetasve Heralind dhe Klajdi Biberaj, ngjarje kjo e ndodhur më datë 21 tetor 2010. Gjithashtu u arrestuar shtetasi Klaidi  Ndue Gjeci, 23 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë. 

Ky shtetas dyshohet të jetë autor i plagosjes me armë të shtetasit Marinel Llaze e ndodhur më datë 22 Gusht 2010 në rrugicat e ish – Bllokut në Tiranë. Po ashtu përgjatë orëve të vona të mbrëmshme, u bë e mundur kapja e organizatorit të trafikimit të 180 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, operacion i cili u finalizua pak ditë më parë. 

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kufiri Ndarës”, i realizuar më datë 08 Janar  2011, ku u sekuestrua sasia prej 180 kg Cannabis Sattiva dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Astrit Bekteshi, në sajë të një pune intesive hetimore me aplikimin e gjërë të metodave speciale të hetimit u arrit kapja e pronarit dhe njëkohësisht organizatorit të këtij rrjeti trafikimi, lëndë e cila dyshohet se kishte për destinacion trafikimin dhe shpërndarjen në vendet fqinje.

Falë angazhimit maksimal të strukturave të hetimit u arrit lokalizimi i vendndodhjes së shtetasit në kërkim Arshi Rrokaj, 39-vjeç, lindur e banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale të “Trafikimit të bimëve dhe lëndëve narkotike”./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-12 15:10
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›