E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushqimet me dioksine perforcohen kontrollet ne portin e Durresit

Alarmi i dhënë nga organizmat botërore për ushqimet me dioksinë kanë vënë në lëvizje edhe pikën e kontrollit ne portin e Durrësit. Drejtoria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës ka caktuar tre grupe kontrolli në port,një për kontrollin fitosanitar dhe grupin që merret me sigurinë ushqimore.

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës Alfred Çerri shprehet se grupet janë prezente gjatë gjithë praktikave që kryhen në port për cdo lloj produkti me origjinë shtazore që vjen nga jashtë.

Kamionet që vijnë nga vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës iu nënshtrohen kontrollit të rreptë të dokumentacionit të mallit, fletës së analizave dhe gjithckaje tjeter që garanton sigurinë e këtyre ushqimeve.

Megjithëse nga jashte nuk importohet veza, përsëri ushqimet për komplekset e pularive apo të llojeve të tjera të infektuara me dioksinë janë të dëmshme dhe për këtë arsye janë marrë të gjitha masat për të mos pasur asnjë rast të tillë në vendin tonë.

Aleks Kalemasi    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›