E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre opsionet për hapjen e dosjeve

Deputetja e kësaj partie, Mesila Doda u shpreh sot për mediat, se janë tre variante që do të merren nga Partia Demokratike, që sipas saj janë: referendumi, ankimimi në Gjykatën e Strasburgut dhe hartimi i një ligji të ri. "Mbeten të hapura të treja obsionet që janë ideja e hartimit të një ligji të ri, çuarja e këtij ligji deri në Gjykatën e Strasburgut, por dhe mundësia për të bërë një referendum popullor për këtë çështje që është e hapur, sepse prek shumicën e popullsisë shqiptare, e cila ka qënë e persekutuar ose është ndjerë nën persekutim dhe sot nuk mund të heshtim para dhimbjes dhe problemeve të mëdha që ka hapur ish-regjimi i kaluar", u shpreh znj. Doda.  Deputetja demokratike, e cilësoi si të njëanshëm vendimin e kushtetueses për këtë ligj dhe në konflikt interesi.  "Në këtë vendim shoh njëanshmëri, konflikt të pastër interesi të shumicës së anëtarëve të saj dhe dorëzim para presionit politik të Edi Ramës dhe përfaqësuesve më të lartë të PS-së që e shohin veten të lidhur pazgjidhshmërisht me ish-regjimin e vjetër", nënvizoi ajo.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›