Afganistan, 7 afganë vriten gabimisht si militantë
Pas inspektimit të bërë mbi 7 kufomat e afganve të cilët u vranë në zonën Shorabak të krahinës Kandahar, komandanti i forcave të policisë tha se ata nuk ishin të armatosur. Edhe banorët e asaj zone u shprehën se viktimat nuk ishin militantë. Komandanti i policisë në kufirin jugor të Afganistanit tha se 6 policët që janë përzier në këtë ngjarje janë arrestuar dhe do të dërgohen për hetim.