Tre orë diell në ditë mund të parandalojë kancerin e gjirit
OTAVA- T’i ekspozohesh diellit për një periudhë kohore prej gati 3 orësh në ditë, mund të ulë rrezikun e kancerit të gjirit deri në 50 % bëjnë të ditur studiuesit.
Studimi është i fundit në kuadër të një serie studimesh të cilët sugjerojnë se ekspozimi i rregullt para rrezeve të diellit, mund të ketë një efekt të fuqishëm kundra kancerit duke stimuluar prodhimin e vitaminës D në lëkurë.
Testet laboratorike sugjerojnë se qelizat e gjoksit janë të afta të konvertojnë vitaminën D në hormone akti kancerogjene. Studiuesit kanadezë kanë krahasuar 3, 101 viktima të kancerit të gjirit me 3 471 gra të shëndetshme të cilat nuk vuanin nga tumori.
Secila prej tyre është pyetur se sa kohë kanë kaluar jashtë gjatë periudhës Prill- Tetor, gjatë gjithë jetës së tyre: periudhës së adoleshencës, të 20- tave, 30-tave, 40-tave, 50-tave dhe nga 60- 74 vjeç. Rezultati, i publikuar në gazetën amerikane të Epidemiologjisë, tregon se nga gratë, të cilat të paktën 21 orë në javë u janë ekspozuar rrezeve të diellit, në moshën e adoleshencës së tyre, gati 29 % e tyre kishin më pak mundësi të sëmureshin me kancer, sesa ato gra që ekspozoheshin në diell më pak se një orë në ditë.
Te gratë, të cilat, në të 40-tat dhe 50- tat e tyre, kalojnë pjesën më të madhe të ditës jashtë, rreziku për tu sëmurur me kancer bie në 26 %, dhe për ato të moshës mbi 60, ky rrezik përgjysmohet.
Ndërkohë që studimi sugjeron se burrat që marrin dozën e rekomanduar të vitaminës D kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
Studimi amerikan, i cili u mbështet në survejimin e 119 mijë burrave të rritur për dy dekada, zbuloi se burrat të cilët marrin të paktën 600 IU të vitaminës D në ditë, kanë 16 % më pak gjasa për tu zhvilluar sëmundjet e zemrës, ose goditjet në tru, sesa burrat që marrin sasi më të vogël se 1000 IU të vitaminës D në ditë
Por ekspertët këshillojnë që të dy studimet duhet të balancohen në aspektin e rreziqeve të kancerit që mund të shkaktohet në lëkurë gjatë ekspozimit në diell.
(s.g/BalkanWeb)