E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Google+”, rrjeti i ri social i Google

Më në fund sot Google ka nxjerrë rrjetin e tij social të shumë pritur. Rrjeti “Google+” është projektuar mbi rrjetet sociale të përdoruesve (të quajtur “+Circles”) dhe lejon përdoruesit të shpërndajnë informacionin me grupe specifike të rrjetit të tyre, se sa me të gjithë rrjetin për një herë.

Gjiganti i kërkimeve vë theksin mbi privatësinë e përdoruesve të saj dhe me këtë shpreson të fitoj terren kundra Facebook dhe Tëitter.

“Në jetën reale ne kemi mure dhe dritare dhe unë mund të flas me ty duke ditur kush është në dhomë, por në botën e internetit përfundon që shkëmben informacionet me të gjithë botën”. - Thotë Bradley Horoëitz, drejtues projektesh në Google. Duke i dhën përdoruesit më tepër kontroll mbi atë që shkëmben në rrjet, Google tenton ti japë më tepër siguri dhe privatësi përdoruesve të tij.

Google do integrojë rrjetin e ri social me të gjithë produktet e tij, duke ndryshuar të gjithë grafikën e faqes së tij të navigimit.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›