E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALBtelecom sjell dy oferta të reja

TIRANË- Kompania ALBtelecom ka hedhur në treg dy paketa të reja për shërbimin e telefonisë fikse dhe internetit. Bëhet fjalë për dy paketa të plota, “I+Fiks 1,999 Lekë” dhe “I+Fiks 2,999 Lekë”, të konceptuara për përdoruesit e telefonisë fikse dhe shërbimit të internetit me ADSL.
Të gjithë abonentët mund të përfitojnë prej tyre duke filluar nga data 1 korrik.

ALBtelecom ka konceptuar si një paketë të vetme shërbimin e paketave FOLFIX dhe shërbimin e internetit me ADSL, me një çmim më të leverdisshëm. Duke paguar 1 999 Lekë në muaj, abonentët ekzistues edhe ata të rinj mund të abonohen në paketën “I+Fiks 1,999 Lekë” dhe të përfitojnë paketën e Internetit 2 Mbps me Limit 8 GByte në muaj si dhe ofertën FOLFIX 1000. Paketa FOLFIX1000 përfshin 1000 minuta brenda rrjetit ALBtelecom nga ora 18:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit dhe 24 orë gjatë fundjavës dhe ditët festive. Për të gjithë abonentët e rinj që zgjedhin ALBtelecom, kompania ofron modem plus instalim të telefonisë fikse dhe internetit të gjitha falas.

Për abonentët që kanë kanë nëvoje për paketa më të mëdha, ALBtelecom ofron paketën “I+Fiks 2,999 Lekë”. Kjo paketë përfshin Internet 2 Mbps PA LIMIT plus ofertën FOLFIX1500. Paketa FOLFIX 1500 përfshin 1500 minuta brenda rrjetit ALBtelecom si dhe 30 minuta për thirrjet ndërkombëtare pa Limit kohor. Gjithashtu edhe për këtë paketë të gjithë abonentët e rinj mund të përfitojnë modem plus instalim të telefonisë fikse dhe internetit falas.

Oferta e minutave të këtyre paketave janë të vlefshme vetëm brenda muajit kalendarit dhe nuk mund të mbarten në muajin pasardhës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›