E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre persona akuzojnë policinë për ushtrim dhune

Drejtuesi i nje furgoni pasagjeresh dhe dy pasagjere te tij akuzojne forcat blu se mbi ta kane ushtruar dhune fizike. Të kundërtën pretendon Drejtoria e Policisë së Shkodrës qe pretendon se pasagjeret dhunuan te paret policet 

SHKODER-Tre persona nga qyteti i Shkodres akuzojne policine per ushtrim dhune. Drejtuesi i nje furgoni pasagjeresh Kujtim Sykja, dy pasagjeret Mehmet Fikaj dhe Sait Fikaj, akuzojne forcat blu se mbi ta kane ushtruar dhune fizike. Të kundërtën pretendon Drejtoria e Policisë së Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Drisht, ku sipas pretendimit te tre personave nga policia eshte ndaluar furgoni ne te cilin udhetonin dhe 15 pasagjere te tjere. Sipas tyre, te gjithe kane po ktheheshin per ne fshatin e tyre nga nje rast morti, kur jane ndalur nga nje furgon policie me 3 persona ne te, 2 te veshur me uniforme policie dhe i treti civil, keta te fundit kane kerkuar te dine destinacionin e banoreve, dhe me pas i kane iene te vazhdojne rrugen. Ne fshatin Drishte, banoret kane pare se furgoni i policisë ndodhej pas tyre, dhe kane parakaluar mjetin me te cilin po udhetonin duke i kerkuar te ndalonin. Pasi eshte bere ndalimi i mjetit nga furgoni policise sipas deklarimeve te banoreve eshte ushtruar dhune pa asnje motiv.

Por Drejtoria e Policisë së Shkodrës e mohon faktin të jetë ushtruar dhunë. Nga të njëjtat burime mësohet se tre punonjesit e policise, jane njoftuar, nga nje kalimtar i rastit, qe po udhetonin me nje automjet tip furgon, se jane ne gjendje te pire dhe po konfliktojne me njeri- tjetrin. Sipas te njejtes komunikate 3 punonjesit e policies kane nderhyre per zgjidhjen e konfliktit mes drejtuesit te furgonit Sykja dhe nje te afermi te tij. Po nga i njejti citim behet e ditur se punonjesit e policise, pasi kane sqaruar konfliktin, jane larguar. Pas rreth 20 minutash, nga largimi i tyre, kane konstatuar, se mjeti i lartpermendur po i ndiqte me shpejtesi, duke i parakaluar dhe duke i zene rrugen automjetit te policise. Drejtuesi i furgonit, shtetasi Kujtim Sykja dhe shtetasi Muharrem Fikaj, kane zbritur nga furgoni i tyre, duke fyer , kercenuar dhe goditur pononjesit e policese.
Pasagjerët thonë se kanë dorëzuar një kallzim penal ndaj policëve kurse
drejtoria e policise se Shkodrës thotë se kane qene tre pasagjeret qe kane ushtruar dhune mbi tre policet pasi kallezimi ka ardhur pikerisht nga keta te fundit.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›