Tre portugeze ne Turqi. Firmosin me Beshiktashin

Kampionati turk vazhdon te transferoje emra te njohur te futbollit evropian, pasi Beshiktash ka prezantuar tre futbollistet portugeze Hugo Almeida, Simao Sabrosa dhe Manuel Fernandes. Almeida eshte larguar nga Werder Bremen duke firmosur kontraten e re qe do ta mbaje lidhur me klubin e Stambollit per 3 vjet e gjysme.
Sulmuesi 26 vjecar kaloi ne Bundeslige ne vitin 2006, pasi u evidentua te Porto nderkohe qe me skuadren e gjermane ka shenuar 41 gola ne 117 ndeshje te luajtura ne kampionat.
Nje emer tjeter i njohur qe do te veshe fanellen e Beshiktash eshte lojtari i kombëtares se Portugalise Simao Sabrosa. Mesfushori ka nje karriere te pasur, duke luajtur me pare per Sporting e Lisbones, Barcelonen dhe Benfica perpara se te transferohej te Atletiko e Madridit ku luajti per tre vjet madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
Beshiktash ka arritur gjithashtu te bleje dhe mesfushorin tjeter te kombëtares portugeze Manuel Fernandes. Futbollisti 25 vjecar eshte larguar nga Valencia, duke pranuar kontraten e re me skuadren turke.
Blerjet me te fundit te Beshiktashit do te gjejne ne skuadren e tyre te re emra te tjere te njohur te futbollit evropian si ish-futbollisti i Realit te Madridit, Guti apo ish-sulmuesi i Interit Ricardo Quaresma.
Nertan Prifti