Pasagjeret grabisnin taksistet dy ne pranga

Nëpërmjet operacionit policior të koduar “Pasagjeri” forcat e policise kane arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar si autorë të vjedhjes së dy taksistëve në Tiranë. Hysen Daci 19- vjeç dhe Gjon Gjoka 18- vjeç qe te dy banues ne Kamez jane arrestuar pasi hiqeshin si pasagjere dhe me pas grabisnin taksite por edhe plagosnin drejtuesit e tyre.
“Më datë 29 dhjetor, në afërsi të “9 Katësheve” në Tiranë, kanë vjedhur me dhunë dhe më pas kanë plagosur rëndë, 44- vjeçarin Qemal Tufa, me profesion taksist, ku mjeti i vjedhur me targë TR 345 B është gjendur më pas i braktisur në zonës Zall- Mner Tiranë. Gjatë ecurisë së hetimeve, ka rezultuar me prova shkencore se këta persona janë edhe autorë të vjedhjes me dhunë të 44-vjeçarit Ilmi Sula, më datë 31 dhjetor, në afërsi të Piacës në Tiranë. Autorët e dyshuar, pasi kanë vjedhur me dhunë duke e plagosur rëndë Ilmi Sulën, i kanë vjedhur këtij të fundit sendet personale dhe më pas automjetin e tij, tip taksi me targë TR 411 C, mjet në të cilin autorët ndodheshin si pasagjerë” tha zëdhënësja e policë Alma Katragjini.
Policia e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e disa autoreve të tjerë vjedhjesh. Kështu kanë rëne në pranga Klodian Nelaj 20- vjeç dhe Enri Premci 23 vjeç që të dy banues në qytetin e Burrelit. Të arrestuarit grabisnin kryesisht makina në kryeqytet, ndersa kane kryer dhe vjedhje me arme ne qytetin e Burrelit.
Julian Kasapi