E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre shirita për nesër

Satirë nga Arben Duka

Do tju them një histori,

Nuk e kam sajuar vetë,

Për Abaz e për Ali,

Është fare e vërtetë!

Një miku im nga Devolli,

Ngriti një shtëpi të re,

Bukur shtëpia i doli,

Treqind metra përmbi ne!

Ishte pak si e veçuar,

Shtëpia e tij e re,

Me rrugën për ta bashkuar,

Bëri dhjetë metra xhade!

Bëri dhjetë metro xhade,

Pomakina sshkonte lart,

Miku me shtëpi të re,

Mbi xhade hodhi asfalt!

Asfaltin pa e mbaruar,

Vizitë i erdhën të shkretit,

Gati duke fluturuar,

Dy makina nga të shtetit!

Folën burrat me hare,

Ty të lumçin ato duar,

Ky asfalt e kjo xhade,

Duhet shpejt inauguruar!

-Podhjetë metra janë të shkretat,

dhe sja vlen, – tha devolliu,

-Kushguxon të mati metrat,

Kur shiritin pret Saliu?!

- Puna jote ka mbaruar,

Nesër një shirit patjetër,

Bën vaki e ke dëgjuar,

dhe për ndonjë vepër tjetër?

- Ka bërë komshiu më lart,

Ca kanale ca korita,

- Për nesër i kemi mjaft,

Do të presim tre shirita!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›