Rama: Ligji për importin e mbetjeve është antinjerëzor, duhet një referendum
Partia Socialiste nuk do të mjaftohet vetëm me debatin në Parlament mbi projektligjin për importin e mbetjeve urbane. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kreu i saj u shpreh se socialistët po shohin mundësinë e hartimit të një draft-propozimi për referendumin për plehrat. Ligji për plehrat është antikombëtar, antidemokratik dhe antinjerëzor.
Përvoja e vendeve të varfra që kanë importuar plehëra nga jashtë, duke marrë me to mortjen e radioaktivitetit, ka treguar se pas kësaj fshihen interesa mafioze. Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me debatin në Parlament. Shoqëria shqiptare është kundër importit të plehrave, tha Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Gjithashtu, Rama u ndal në propozimin e paraqitur nga PS për uljen e TVSH-së së ushqimeve bazë dhe ilaçeve dhe angazhimin e strukturave për ta çuar më tej këtë iniciativë.
Do të vazhdojmë me strategjinë e paraqitur në Parlament. 20 për qind të çdo kafshate bukë, nuk e merr dyqani, po e merr Saliu. Ne kërkojmë që kjo të hiqet. Falë angazhimit tonë disa mujor dhe kontributit të të gjitha bëthamave të punës që u morën seriozisht me programin, jemi drejt alternativës së re të ndryshimit radikal të sistemit të taksave mbi moton kush fiton më pak, paguan më pak, alternativës për sistemin shëndetësor, qeverisjen e territorit dhe mjedisit etj, tha Rama.
Liria në Partinë Socialiste punon për të gjithë ata që duan të punojnë për lirinë, përfundoi Rama.