Tre shqiptaret e Fort Dix-it shpallen fajtore

Tre vellezerit nga Dibra e Madhe Dritan, Shahin dhe Elvir Duka, nje jordanez dhe nje turko-amerikan, u arrestuan majin e vitit 2007.
Edhe pse juria e rrezoi akuzen e vrasjes me paramendim, per akuzat e tjera ata rrezikojne burgim te perjetshem.
Prokuroret kembengulen ne sallen e gjyqit se te dyshuarit kishin tentuar te nisnin nje xhihad ne SHBA, ndersa mbrojtja i qendroi deri ne fund argumentit se ndermarrja e nje sulmi nuk kishte qene kurre synimi i 5 te pandehurve.
Ndonese hetuesit e ceshtjes ne raportin e tyre konkludonin se te dyshuarit ishin frymezuar nga Osama Bin Laden, ata nuk jane akuzuar zyrtarisht per lidhje me ndonje grup terrorist nderkombetar.
Zbulimi i te ashtuquajtures organizate terroriste "Fort Dix Six" u be nga infiltrimi i nje shqiptari te quajtur, Besnik Bakalli dhe i nje egjiptiani.
Qe nga maji 2006 deri ne maj te 2007-tes, dy te infiltruarit i raportonin me detaje FBI-se mbi aktivitetin e 5 te akuzuarve, gje qe coi me pas ne arrestimin e tyre.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code