E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Fier-Berat, një i vdekur

Shpejtësia tej normave te lejuara mendohet të jetë bërë bere shkak i një aksidenti vdekjeprurës mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier - Berat. Pas përplasjes se automjetit tip Audi me një tjetër automjet tip Volvo, ka gjetur vdekjen 40 vjeçari Altin Kalaveci 

TIRANE - Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e se hënës në aksin rrugor Fier-Berat në vendin e quajtur Verbas. Pas përplasjes se automjetit tip Audi FR 4737A me drejtues Altin Kalivaci, 40 vjeç me një tjetër automjet tip Volvo me targa FR 8457C me drejtues Arqile Naka, ka gjetur vdekjen 40 vjeçari Kalaveci si dhe janë plagosur Arqile Naka dhe një tjetër person qe udhëtonte bashke me te ne automjetin tip Volvo. Te plagosurit janë dërguar menjëherë ne spitalin e Fierit ne gjendje te rendë për jetën. Pas mbërritjes se policisë ne vendngjarje, mendohet se ka qene shpejtësia tej normave te lejuara me te cilën udhëtonte drejtuesi i makinës tip Volvo 40 vjeçari Naka, ajo qe është bere shkak i këtij aksidenti.

(O.Zh/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›