Tre standardet e dyshuara të zgjedhjeve dhe problemi standardizim në vetvete!!
Nga Besi BEKTESHI
Nuk ka fjalë apo më mirë të them, term më shumë të përdorur sot, se sa ai standard dhe standardizim dhe kryesisht ky term është për kushtet që ky vënd duhet të plotësojë herë për demokracinë, NATO-n dhe Europën, por kryesisht tani për zgjedhjet. Standarde... standarde bërtet gjithkah Shqypnia... a ka standarde ky vend ku na shkelet kamba... Në fakt po e shëmtoj disi një nga kryeveprat e Ndre Mjedës që bën fjalë për lirinë. Por në fakt tani termin dhe fjalën liri, e kemi zëvendësuar me termin dhe fjalën standard dhe....
Në fakt asgjë, sepse nuk kemi as liri dhe as standarde të saj që është pastaj demokracia. Pra liria me standarde, është demokraci. Jo, nuk është krejtësisht e thënë kështu, por që kështu funksionon për tu kuptuar në fund të fundit. Deri tani në fushatën elektorale janë tre standarde shumë të dyshuara dhe tepër jo në linjë me demokracinë. I pari është transparenca e partive dhe fondet e tyre. Jo vetëm për PD-në dhe PS-në. Por për të gjithë partitë dhe individët në fushatë. Nuk kanë deklaruar të ardhurat në KQZ, sidomos ato mbi 100 mijë lekë. Ligji është i mbrapshtë, sepse ka vënë KQZ-në si ruajtëse e cila është partiake dhe aspak e pavarur. Nuk dihen harxhimet e mëdha të fushatës dhe nuk dihet donacioni në parti dhe prejardhja e financave. Më pak për opozitën, po pozitës mund ti shtohen edhe transparenca e dobët dhe arroganca për të përdorur fondet e shtetit shqiptar në fushatë. Pra, përveç njerëzve, nëpunësve dhe fëmijëve të shkollave apo studentëve dhe arsimtarëve që dalin me urdhër dhe një farë mënyre me kërcënim janë dhe harxhimet për lëvizjet dhe banesat apo pagesat e televizioneve dhe shtypit. Nuk dihen, dhe as që bëhet fjalë se kjo fushatë ka abuzime të mëdha në këtë drejtim.
Ka padrejtësi në këtë drejtim për postera të partive të vogla që gjobiten dhe posterat e të mëdhave që bëjnë po të njëjtin gabim apo shkelje, dhe lejohen. Ka lekë që jepen nën dorë rinisë dhe mitingashëve dhe benefice deri në premtime për provime. Ka lejim të kopjimit në provime për të pasur të gjithë nota të mira dhe ka karburante që jepen për lëvizjet edhe kot të simpatizantëve në rrugë kryesisht me qëllim sundimin e situatës me parullat e partisë sidomos asaj në pushtet. Kaq shumë premtojnë dhe kaq shumë kanë futur sistemin votë dhe blerje, sa që nëpër lagje periferike të qyteteve dhe në zona rurale, ato që kanë të drejtë vote dhe sidomos të varfrit pohojnë: Po, në qoftë se do votën bleje atë... ose më mirë e thënë troç.. paguaj dhe mbylle problemin. Nuk ka asnjë farë morali ky standard dhe as që ka by...hë KQZ-ja, të kontrollojë dhe verifikojë problemin në fjalë, sepse është një institucion që nuk pyetet nga partitë dhe gjithmonë i paragjykuar. Po ashtu dhe KLSH-ja. Nuk ka transparencë dhe kjo tregon se partitë janë pjesët politike që kanë më pak transparencë dhe demokraci në brendësinë e tyre. Imagjinohet mirë e qartë se çfarë demokracie dhe transparence do të kenë ato në pushtet !!!....? Standardi i dytë është problemi i banorëve dhe qytetarëve që nuk do të kenë as kartë dhe as pasaportë.
Nuk ka lista të sakta dhe mundësisht on-line që gjithkush të shohë se sa qytetarë të Shkodrës, Tiranës apo Durrësit dhe Vlorës nuk kanë pasaportë dhe kartë ID. Nuk ka... dhe është shumë keq. Nuk duhet paragjykuar shteti për ato që ju është bërë karta gati dhe nuk e marrin, sepse ato janë jo votantë... por ato njerëz që nuk kanë as kartë-id dhe pasaportë, është një poshtërsi. Dikush thotë do të jenë 300 mijë dhe dikush 100 mijë por unë po besoj se nuk ka...! Nuk ka... po është e pa mundur, sepse vetë ministria nuk tregon shifrat e sakta.... jo nuk i tregon. Se ku e ka hallin, këtë një gjë e mbrapshtë e di.
Ky është një standard që duhet të na fusë pa viza në BE, por është zvarritur deri më sot krejtësisht kot ose më mirë të themi plot dhe për arsye të votimeve. Dikush ka menduar se është më mirë kështu. Ka fshatra që nisën me vonesë dhe ka qytetarë që janë zhvendosur nga qendra e tyre e votimit diku tjetër,edhe pse ka kartë ID.
Si shembulli i zotit Trashani nga Shkodra (i ardhur nga malësitë) që tetë pjesëtarët e familjes votojnë në Shkodër, kurse ai në Laç. Por ka edhe shumë të tjerë.
Çfarë do të bëhet kur me 28 qershor, ( uroj të mos jetë kështu) të dalin disa mijëra vetë që nuk kanë me se të votojnë...!? Sepse nuk i ka apeluar askush për kartë, dhe pasaportë nuk kanë bërë ose nuk ju është dashur. Çfarë standardesh do të jenë pastaj votimet.
Problemi tjetër është zhbalancimi mediatik. Kjo fushatë është me e keqa për nga drejtësia mediatike se ato të katër apo pesë viteve më përpara. Ky është edhe standardi i tretë... dhe më i dobëti, sepse ka çuar edhe median në një anësim të turpshëm. Një pjesë të madhe të saj. Televizione që sa do ti kontrollosh janë të anësuar politikisht dhe pa asnjë lloj pudori. Kësaj radhe si për Berishën dhe për Ramën dhe të tijtë. Turp për TVSH-në dhe disa të tjerë privatë që dallojnë ashpër se janë të anësuar dhe me një mungesë profesionalizimi ndaj PD-së. Sepse të tillë televizione PD i mban me fonde dhe reklama të majme. Po i mban dhe patjetër që janë kthyer në megafonë por të bezdisshëm. Por edhe Rama ka mediat e veta të anësuar qartë dhe fortë në drejtim të tij. Janë dhe duken qartas. Orë të gjata, takime të trajtuara në lajme, por akoma më shumë përpunim informacioni të partive ma target demolimin e tjetrit dhe daljen më bukur të tonëve. Përshkrim i takimit kundërshtar si kot dhe me njerëz pak, apo edhe në momente të dobëta dhe të kundërtën për palën mike ose atyre që japin para. Manipulim informacioni në mënyrë groteske etj., etj Një përhapje nën llogore të grupimeve partiake në dy pole si në këtë vit nuk ka pasur edhe në vite të vështira, por kësaj radhe partive të mëdha dhe grupimeve të tyre, ju janë dorëzuar edhe testatat e mëdha si të shtypit dhe televizionet.
Në fakt është një turp i madh, sepse në këtë rast mungesa e demokracisë dhe lirisë nuk është më te PD-ja dhe PS-ja në organizmin e brendshëm të tyre, por edhe në mediat në përgjithësi. Kur merren me minutazhet në KQZ është një farsë, sepse nuk shikohen denatyralizimet që kryhen në ekran apo në mikrofon dhe shtyp por vërehet minutazhi dhe paragrafët apo është shteti dhe është partia apo bashkia apo partia..! Nuk vërehet se edhe në qoftë se është folur 5 minuta është folur si i shitur apo i blerë dhe kjo është një fatkeqësi, sepse është mbajtur qëndrim...! Standardet ne nuk i zbatojmë, por vetëm i premtojmë, dhe kjo është logjika e fundit të diktaturës komuniste. Atëherë kur shkiste asgjë dhe nuk arrihej asgjë, por media duhet të thoshte çdo gjë, pikërisht çdo gjë që mendohej se ishte. Janë njerëzit e mbetur nga ajo kohë që vazhdojnë të bëjnë demokracinë sot, që duan vetëm farsë dhe demagogji dhe jo premtime që duhen mbajtur. Si ka mundësi që akoma ky vend të mos justifikojë qindra mijëra dhe miliona euro, që përdoren në fushatë?? Po, por po u hodhën kështu të pa shpjeguara dhe të pa arsyetuara, duhet imagjinuar qartë se çfarë mund të bëjnë me pushtetin!!...Nesër dhe pasnesër!?? Patjetër parti të tilla do të abuzojnë me të. Tepër shumë tepër, dhe pa ju bërë syri tërr, sepse e kanë bërë ballas popullit të tyre në fushatë. Po ashtu me standardin e kartave që u filluan vonë për edhe një arsye (modifikim të votës) përveç se kështu e ka zakon qeverisja në Shqipëri. U bënë vonë që edhe të paragjykohen dhe të përfliten, por edhe të thuhet se kemi karta ID. Shejtanlliqe si këto, i dinë vetëm ruralët dhe meskinët, por edhe arrogantët që dinë se nuk do të kundërshtohen nga mungesa e qytetarisë në Shqipëri. Patjetër që bëjnë një hap përpara, por e bëjnë të maskuar me hile që ju duhen (hilet) për të bërë diçka... në 28 qershor. Normalisht që kanë vënë përfund deri në një farë mase edhe median edhe pse ajo llomotit, sepse tashmë shkruaj kot dhe flit kot se askush nuk dëgjon...!! E gjitha kjo..nga që nuk ka drejtësi, sepse ajo është në koma dhe nën shërbim në vëndin që nuk ka pasur kurrë një të tillë, dhe nuk ka pasur kurrë njerëz kurajozë në prokurori dhe gjykata apo edhe në këshillat e lartë. Biles askush në fushatë nuk premton për drejtësinë.