E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre te mitur therin 18-vjecarin

Nje 18-vjecar nga qyteti i Durresit eshte vrare mbreme nga nje goditje me thike ne kraharor. Oltion Muca ka nderruar jete rreth ores 19.00 ne spitalin rajonal te Durresit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bene te ditur mbreme se jane ndaluar tre 14-vjecare, te dyshuar si autore te krimit. Policia tha se te dyshuarit jane Xhulio Karanxha, Elvis Begeja dhe nje i mitur tjeter i quajtur Brikel, mbiemri i te cilit ende nuk eshte saktesuar.. Sipas policise, nga te dhenat e para mendohet se i mituri Karanxha eshte autor i vrasjes se 18-vjecarit, pas nje grindjeje mes tyre per motive te dobeta. Burime nga policia vendore bene te ditur se ngjarja ka ndodhur rreth ores 18.30, ne nje bllok pallatesh te lagjes numer 16 te qytetit te Durresit. Vendi i krimit ndodhet prapa shkolles se mesme te mjeshterise sportive "Bernardina Qeraxhia". Pikerisht atje, tre 14-vjecaret jane grindur me viktimen. "Ne sherr e siper, i mituri Xhulio Karanxha ka nxjerre nje thike qe mbante pa leje dhe ka qelluar Oltion Mucen ne gjoks"-thane burime nga policia. "Plaga ishte e thelle,-bene te ditur mbreme per "Koha Jone" burime nga reparti i kirurgjise ne spitalin rajonal te Durresit. -I riu eshte tentuar te futet ne sallen e operacionit, por ishte e pamundur te shpetohej jeta e tij, pasi arma e ftohte i kishte prekur organet jetesore". Policia u njoftua per ngjarjen nepermjet nje telefonate anonime. "Duhet te kete qene ndonje nga banoret e pallateve aty prane qe pa skenen e krimit"-thane mbreme burime nga policia vendore. Policia mberriti ne vendngjarje dhe gjeti te riun qe perpelitej pertoke. "Viktima dergjej mes nje pellgu gjaku"-shtuan burimet, sipas te cilave policia mori 18-vjecarin dhe e dergoi me urgjence ne drejtim te repartit te kirurgjise ne spitalin rajonal te Durresit. Nderkohe mjeket ishin njoftuar dhe nje ekip mjekesor ishte bere gati per te pritur pacientin. "Salla ishte gati kur mberriti i plagosuri"-thane per "Koha Jone" burime nga bluzat e bardha. Sipas personelit te spitalit, nderhyrja ishte e kote, pasi i riu ka nderruar jete ne doren e mjekeve. Pas ngjarjes, policia nisi hetimet per identifikimin dhe kapjen e autorit. "U shoqeruan qe ne momentin e pare 3 persona, te dyshuar si autore te ngjarjes"-thane burime nga policia. Sipas tyre, pasi u be krahasimi i thenieve te te dyshuarve dhe ballafaqimi me deshmitare, policia identifikoi 14-vjecarin Xhulio Karanxha si autorin e ngjarjes, ndersa dy shoket e tij akuzohen si bashkepunetore ne krim. Ata jane ende ne dhomat e shoqerimit ndersa ne oret e vona te mbremjes policia e Durresit vendosi per arrestimin e tyre ne flagrance.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›