Kthehet nga Belgjika, pranga ne Rinas
Kthehet nga Belgjika si i depertuar, prangoset ne Rinas pasi ishte shpallur ne kerkim. Artan Dropulli 28-vjec, lindur dhe banues ne Berat, lagja "Barrikada 1", i denuar me pare, u ndalua rreth ores 01:15 te mengjesit te djeshem nga ana e Seksionit te Hetimit ne Komisariatin e Policise Rinas. Burime zyrtare bene me dije se 28-vjecari eshte kthyer me linjen "Adria" nga Belgjika, si person i kategorise se te riatdhesuarve. Nga verifikimet e kryera ne sistemin "TIMS" rezultoi se Dropulli ishte ne kerkim, pasi Gjykata e Rrethit Berat, me vendimin penal numer 285, e ka denuar ate me 6 muaj burg e 400 mije leke gjobe per vepren penale te "falsifikimit te dokumenteve", si dhe te "falsifikimit te vulave, stampave, formulareve".
R. C.