Librazhd, bllokohen në mal barinjtë babë e bir

Shkak është bërë dëbora e cila ka arritur trashësinë e rreth 1 metër e 70 centimetra në malin Guri i Pishkashit, rreth 100 kilometra larg fshatit ku banojnë barinjtë në Qukës të komunës me të njëjtin emër në Librazhd.
“Nuk di si të shpëtoj bagëtitë, madje nga ana tjetër nuk kam më se çfarë konsumoj edhe për vete. Ushqimi më ka mbaruar, sepse e kisha parashikuar se do të kthehesha që tri ditë më parë”, ka thënë Sefer Skura përmes telefonit.
Ndërkaq, kryetari i komunës së Qukësit, Fatmir Terziu, ka deklaruar se është njohur me situatën dhe është përpjekur të nisë një fadromë me misër për bagëtitë e Seferit si edhe ushqim për të, por fadroma nuk ka mundur ta çajë dot dëborën dhe është kthyer.
“Ne nuk mund të bëjmë dot gjë, pasi është e pamundur të ndihmojmë bariun dhe djalin e tij 17-vjeçar. Vetëm ndërhyrja me helikopter e bën të mundur furnizimin me ushqim për bagëtitë dhe për dy barinjtë”, tha Terziu.
Më shumë problem Skura ka për bagëtitë, pasi ka ruajtur pak ushqim vetëm për nesër në mëngjes dhe më pas bagëtitë nuk kanë se çfarë të hanë më. “Nuk kam as misër, as dëllinjë. dhe as dru për t’u ngrohur. Pasnesër nis pjellja e bagëtive dhe kam frikë se nuk mund të ushqehen dot e do të më ngordhin të gjitha”, tha Seferi, i cili kërkon ndihmën e shtetit që nëpërmjet helikopterit t’i dërgojnë ushqim për bagëtitë si dhe për vete dhe djalin 17-vjeçar, Nderimin.
“U përpoqën të afërmit e mi që të më sillnin ushqim të paktën për mua dhe për djalin, por është e pamundur që të ngjiten në mal, pasi dëbora nuk mund të kalohet edhe për shkak të terrenit të vështirë por edhe të ftohtit”, shtoi Sefer Skura.
Tashmë shpresa e tij e vetme mbetet ndihma që mund t’i jepet nga shteti për të shpëtuar bagëtitë, veten dhe djalin nga situata që ndodhet aktualisht. Në stan ai nuk ka më as zjarr, sepse mungojnë drutë dhe e vetmja shpresë e tij, siç edhe thotë vetë, është Zoti.
/Start/E.B/
2012-02-11 23:57