Tre të vrarë në Wisconsin të SHBA-ve
Tre njerëz janë vrarë dhe katër të tjerë janë lënduar nga te shtenat me arme jashtë qytetit Milwaukee. Lajmin e njofton policia në shtetin amerikan Wisconsin.
Sipas policisë, personi i dyshuar, një 45 vjeçar, është gjetur i vdekur në këtë qendër rekreacioni, dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga plagët e vetë shkaktuara me armë.
Raportohet se sulmi mund të ketë pasur lidhje me mospajtimet që sulmuesi ka pasur me gruan e tij, e cila thuhet të ketë punuar në këtë qendër.