E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre tërmete godasin Amerikën Veriore

Tre tërmete kanë goditur Amerikën Veriore. Më i fuqishmi ishte në Meksikë.

Instituti gjeologjik amerikan tha se tërmeti prej 7 ballësh të shkallës Rihter ka godituir shtetin perëndimor të Miçoakanit.

Ai është ndjerë edhe në kryeqytet, Meksiko City, ku ka lëkundur ndërtesat dhe ka detyruar njerëzit të dalin në rrugë. Nuk është raportuar  për dëme materiale ose viktima.

Ndërkohë, një tërmet me 5.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur shtetin perëndimor të SHBA-së Oregonin dhe një tërmet i intensitetit më të ulët është ndjerë në bregdetin e Kalifornisë qendrore.

Edhe për në SHBA nuk dihet nëse janë shkaktuar dëme materiale ose viktima.

Një tërmet më i fuqishëm ka goditur një ditë më parë provincën Açeh të Indonezisë, i cili ishte i një intensiteti prej 8.9 ballë të shkallës Rihter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›