E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre vjetori i tragjedise, perkujtohet Gramoz Pashko

Perkujtohet pervjetori i vdekjes se ish-zevendeskryeministrit te vendit, profesor Gramoz Pashkos. Dje jane bere 3 vjet nga momenti kur rektori i Universitetit "Nju Jork" ne Tirane, u shua ne detin Adriatik, pasi helikopteri me te cilin transportohej trupi i tij me qellime kurimi pas gjendjes se komas, u rrezua gjate nje aksidenti. Familjare, te aferm, miq dhe shoke politikane, i kane bere vizita familjes dhe homazhe tek varri i te ndjerit. Bashke me Pashkon humben jeten me 16 korrik 2006, djali i tij 24-vjecar, Rubeni, pilotet Temush Heba, Vangjel Condi, inxhinieri Qemal Koni dhe mjeku Aleksander Bualoi. Atekohe 51-vjecar, Pashko mbeti i plagosur ne Himare, ndersa lahej ne det.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›