Vrau taksistin diten e zgjedhjeve, pranga te dyshuarit
Sarande- Tenton te arratiset drejt Greqise, arrestohet ne piken kufitare te Qafe-Botes i dyshuari per ekzekutimin e nje taksisti, me 28 qershor te ketij viti ne Durres. Burime zyrtare te policise se Sarandes, bene dje me dije se i kerkuari Nertil Oshafi, 20 vjec, iu dorezua po diten e djeshme Policise se Durresit, per veprime te tjera. Viktime e sulmit ka mbetur Dritan Neza, ndersa policia tha se ngjarja nuk kishte lidhje me zgjedhjet qe po zhvilloheshin, po per nje grindje banale per shkak te parkingut. Menjehere pas krimit, Oshafi eshte larguar me makine nga vendngjarja, duke i shpetuar ndjekjes policore. Fotografia e tij ishte shperndare ne te gjitha komisariatet dhe pikat kufitare.
Mesditen e djeshme kane qene efektive te policise kufitare ne Qafe Bote, qe kane bere te mundur arrestimin e 20-vjecarit Oshafi, teksa po tentonte te kalonte kufirin me dokumente false. Viktima Dritan Neza, punonte si shofer ne linjen e automjeteve private 8+1, nga Durresi ne Tirane, ndersa per arsyen e krimit u permenden si pista kryesore nje sherr i vjeter si dhe vendi i parkimit. I dyshuari pritet te dale ne gjykate, per t'u njohur me masen e sigurise te marre ne mungese, per krimin e "vrasjes" dhe "armembajtjes pa leje".
O. H.