Trebicka, shpejtësia e makinës, nën 40 km/orë
KORÇË- Zhvillime të reja në fushën e ekspertimit kanë shtuar dyshimet për vdekjen e Kosta Trebickës. Pasditen e djeshme, ekspertët kanë mundur të llogarisin shpejtësinë e përafërt të makinës së Trebickës, e cila krejt ndryshe nga ç’mendohej, nuk rezulton të jetë më e madhe se 40 kilometra në orë. Ky është konkluzioni paraprak i ekspertëve shqiptarë, pas ekspertimit auto-teknik të mjetit, ndërkohë që specialisti i njohur amerikan nga shteti i Virxhinias, Kevin Teter, do t’i dërgojë përgjigjet e tij nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Tiranë. Makina “Nisan Patrol”, me targë TR 8843 J i drejtuar nga biznesmeni 50- vjeçar Kosta Trebicka, ka qënë me një shpejtësi shumë të ulët, që gjithsesi mund të jetë dhe me e ulët se kaq, kjo pasi përllogaritjet e ekspertëve nuk janë mbyllur plotësisht.
Pas konstatimit të gjendjes shumë të mirë të makinës, në të gjitha drejtimet motorike , shpejtësia ishte pika më e nxehtë e ekspertëve, të cilët ndonëse nuk e kanë përpiluar ende aktin e kontrollit autoteknik, janëtë mendimittë shpejtësia e kësaj makine, e cila është gjetur gati 43 metra larg viktimës në vendin e ngjarjes në fshatin Lekas të rrethittë Korçës, ka qenë më pak se 40 kilometra në orë. Kjo ngre dhe më tepër pikëpyetje për atë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë me jetën e biznesmenit dhe mënyrën sesi ai ka vdekur, në një kohë kur mendohet se me një shpejtësi të tillë, pak gjasa ka që makina të ketë bërë salto. Sipas burimeve të sigurta pranë grupit të hetimit në organin e akuzës në Korçë, mësohet se përcakimi i saktë i shpejtësisë, ndonëse ka një përfundim paraprak për të, do të shkruhet pas raportit që pritet të mbërrijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Eksperti nga Virxhinia, Kevin Teter, është larguar sërish drej SHBA-së,ku do të hartojë dhe rapotin e tij për ekspertizën autoteknike të makinës.
Shpejtësia e makinës është konsideruar që prej fillimit të hetimit si një element i rëndësishëm për të mbështetur apo rrëzuar pistën zyrtare të aksidentit. Menjëherë janë ngritur dyshime për vdekjen misterioze të njeriut që denoncoi trafikun e armëve, ndërsa dilemat vazhdojnë ende të jenë të shumta se si nëmjetin e Trebickën nuk janë gjetur njolla gjaku, por dhe pse një gjahtar i sprovuar si viktima mbante një nga shpezët e vrara në gjueti në brez, në momentin që po drejtonte makinën. Një tjetër pikëpyetje është qeni i Trebickës, i cili nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga aksidenti i pretenduar, edhe pse ndodhej në të njëjtën makinë me të zotin. Këto por dhe detaje të tjera të kësaj vdekjeje e kanë bërëatë më misterioze, teksa nga ana tjetërmjeti ka rezultuar pa probleme në sistemin e drejtimit dhe atë të frenimit. Sipas ekspertëve shqiptarë, mendohet që shpejtësia me të cilën lëvizte makina, disa çaste para batimit ( nëse ka qënë i tillë) është fare minimale dhe ngre të tjera dyshime. Kjo e bën edhe më pak të mundshme vdekjen e Kosta Trebickës nga një aksident i mundshëm automobilistik. Ndërsa çështja e kilometrazhit do të jetë e qartë pas përgjigjes së ekpertit amerikan, Teret, në Korçë vazhdojnë ende hetimet, për të zbardhur detaje të tjera nga ngjarja.
Urdhri i Mediut për zhvendosjen e municionit
TIRANË- Punonjës të repartit të demontimit të Gërdecit dëshmojnë se fishekët e kallashnikovëve të çuara për demontim nuk çmontoheshin, por transferoheshin për në Rinas, atje ku përgatitej edhe eksporti i tyre. Kompania “Albademil” e Delijorgjit, e cila merrte fishekë për të demontuar, kur ata ishin të kalibrit 56 mm nuk i demontonte, por i cconte në Rinas për t’ua shitur afganëve si armatim i rregullt. Kjo shkelje rrezikoi të provohej në fund të nëntorit nga një gazetar amerikan i Neë York Times. Fatmir Mediu, në atë kohë ministër i Mbrojtjes urdhëroi largimin për gjithë natën nga reparti të fishekëve dhe armatimeve kineze dhe ato ishin kthyer përgjithë natën në Gërdec. Urdhri i Mediut është dëshmuar nga një ish-punonjës i Ambasadës Amerikane në Tiranë në Senatin amerikan, ku edhe është përmendur një bisedë e bërë mes Mediut dhe ambasadorit Withers.