E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tredhim miza në emër të miqësisë me Amerikën

Nga Enver Robelli

Bechtel është një firmë amerikane, por nuk është Amerika. Asnjë vjedhje e parave të buxhetit të Kosovës nuk duhet të arsyetohet me miqësinë me Amerikën, sepse kjo është fyerje për demokracinë amerikane. Bechtel kudo ku ka punuar në rajon prapa ka lënë gjurmët e dyshimeve për keqpërdorime. Gjuha me të cilën fyelltarët e Qeverisë e mbrojnë kontratën e keqe për ndërtimin e autostradës është fyese për çdo qytetar të Kosovës

Kur i dëgjon njeriu fyelltarët e Qeverisë së Kosovës se si pa fije turpi i kallajisin keqpërdorimet, atëherë ska se si të mos shkojë mendja se kemi të bëjmë me një trupë argëtuese, e cila bën muzikë me qyngje dhe me zor dëshiron ta bëjë të lumtur këtë shoqëri. Mes rreshtave sikur thonë: Ne gjithsesi e kemi ndërmend tju bëjmë të lumtur, qoftë edhe me detyrim. Problemi, sipas kësaj logjike, është te shoqëria që nuk po i beson këtij altruizmi; në shënjestër të fyelltarëve qeveritarë janë sidomos ata zëra të paktë publikë, të cilët kanë refuzuar sheqerkat e helmuara të pushtetit, sepse besojnë se vendosmëria dhe përkushtimi për të vërtetën janë punë më fisnike sesa ecja poshtëruese në gjunjë. Për të ecur në gjunjë duhet të plotësosh disa kushte: të jesh i zhveshur nga çdo ndjenjë e drejtësisë, të jesh aq i paskrupullt saqë gënjeshtrën ta shesësh si të vërtetë finale, të jesh i gatshëm të gënjesh në çdo rast, madje edhe në mëngjes, kur nga instancat e larta kërkohet që ëndrrat që i ke parë natën ti dallosh në pasqyrë si lajme të vërteta dhe si të tilla të provosh ti plasosh në publik. Për ti bërë të gjitha këto duhet të bartësh me vete një kusi të mbushur me cinizëm, të cilën ia derdh opinionit në çdo paraqitje publike.

Rasti mbase më eklatant i përpjekjeve për të fshehur keqpërdorimet, ose thënë më butë për ti ikur transparencës, është projekti për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar. Nuk di sa herë duhet të përsëritet se në Kosovë pothuaj askush nuk është kundër ndërtimit të rrugëve. Përralla e fyelltarëve se ata që kritikojnë mënyrën e dhënies së tenderit qenkan kundër rrugës është edhe një përpjekje e kotë për ti hedhur opinionit hi syve. Një përrallë dhe pyetje tjetër është kjo: Si mund të kritikohet një firmë e respektuar amerikane? Kështu tentohet që firma amerikane të barazohet me shtetin amerikan, i cili ka qenë prijës për çlirimin e Kosovës. Thuhet se nuk bën të kritikohet Bechtel, sepse në pozitë udhëheqëse në këtë firmë qenkësh Dick Cheney, ish-nënpresident amerikan. (Përndryshe në vitin 2010 drejtësia në Nigeri ngriti aktakuzë kundër Cheneyt për komplot, ryshfetdhënie dhe pengim të gjyqësisë; ai konsiderohet fajtor për këto vepra të kryera në funksionin e tij të dikurshëm si shef i firmës Halliburton, e cila kishte ndërtuar një impiant gazi në Nigeri. Ndonëse Cheney i ka hedhur poshtë akuzat, Halliburton ka pranuar të paguajë një gjobë prej 579 milionë dollarësh në lidhje me skandalin e njëjtë të korrupsionit).

Ministri me mistri

Një mizori tjetër që kjo Qeveri ia ka shkaktuar shoqërisë së Kosovës është mospublikimi i kontratës për ndërtimin e autostradës. Nuk ka asnjë arsyetim, as moral, as politik, as juridik, për mospublikimin e kontratës. Këtë mund ta bëjë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sepse prapa vetes ka një grup deputetësh, shumica e të cilëve mandatin në Kuvend e shohin si shansin e tyre jetësor për të qenë pjesë e institucioneve të vendit. Ky është shansi i tyre jetësor për ta parë veten në televizor me kravatë dhe jo me atë kostumin me vija bardh-zi. Për hyrjen e tyre në Parlament kryeministri nuk ka vendosur asnjë prag, as moral, as juridik, as etik. Parlamenti i Kosovës është ndoshta i vetmi në Evropë, ku anëtarë të tij përmenden për krime të rënda, për vrasje, për manipulime tenderësh, për veprimtari ilegale spiunazhi. Është punë e drejtësisë të merret me këto çështje, por diçka e tillë as që mund të merret me mend në Kosovë. Prandaj për çdo ditë dhe në të gjitha ekranet njëkohësisht e shohim zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi duke u tallur dhe duke kërkuar që të sillen fakte për korrupsion dhe krime. Hajredin Kuçi, ministri për tu rënë me mistri krejt fëlliqësive, e di shumë mirë se problemi nuk është te mungesa e fakteve, por te frika, te dembelizmi dhe te mungesa e profesionalizmit nëpër gjykata, përfshirë këtu sidomos ndikimin e politikës. Hajredin Kuçi e di shumë mirë se nuk mund të ketë drejtësi, kur prokuror në Prishtinë me vite të tëra ka qenë Osman Kryeziu, i cili gjatë luftës së Kosovës në Kukës është dëshmuar si patriot i vërtetë, duke ua mbajtur fenerin atyre që torturonin njerëz në emër të lirisë, çlirimit, përparimit, gëzimit, harmonisë, civilizimit. Dhe sot të tillët gjenden para gjyqit. Pse skanë dalë më herët para drejtësisë? Sepse prokuror ka qenë dosti i tyre Osman Kryeziu. Shumë osmankryezinj dhe supermenë ka edhe sot në institucionet e Kosovës, sidomos në polici dhe drejtësi, shumica militantë të Partisë Demokratike të Kosovës, por edhe të partive të tjera. Aq i madh është ndikimi i politikës në institucionet që do të duhej të ishin të pavarura saqë policia njëherë detyrohet të njoftojë se në një demonstratë të një partie opozitare morën pjesë 1 500 veta, pastaj bënë të ditur se kanë qenë 4 500. Nëse policia manipulohet nga pushteti edhe për gjëra të tilla, atëherë vetëm mund të merret me mend se si keqpërdoret për mbulimin e krimeve dhe korrupsionit.

Hajrije Spikericat e Hashim Thaçit

Në këto rrethana mospublikimi i kontratës për ndërtimin e autostradës është vetëm vazhdimësi e punës së sistemit keqbërës. Këtë mizori dhe shumë të tjera dalin dhe i mbrojnë në televizion dhe me shkrime daullexhinj të Hashim Thaçit, gjithnjë duke përdorur gjuhën erionbraçski dhe duke demonstruar një përulësi, të cilën e kemi parë vetëm në kohën kur në Radiotelevizionin e pushtuar të Prishtinës lajmet i lexonte Hajrije Spikerica. Nganjëherë njeriu edhe mund të ndiej keqardhje për persona të tillë, të rritur dhe të aftë për të menduar me kokën e tyre, të cilët pranojnë të degradohen kështu, të shndërrohen në Hajrije Spikerica të pushtetit, i cili i përdor për ndotje të debatit publik. Nuk është se janë budallenj dhe nuk e dinë se po keqpërdoren. Këtu qëndron edhe tragjedia personale e këtyre njerëzve: gatishmëria për tu keqpërdorur. Sa më herët që e kuptojnë se edhe në Partinë Demokratike të Kosovës ka shumë zyrtarë të lartë që po habiten dhe po tallen me këtë mbështetje publicistike të fyelltarëve, aq më të mëdha janë gjasat për një kthim nga logjika e shëndoshë. Po u vazhdua kështu sdo të ishte befasi sikur fyelltarët të dilnin një ditë dhe të thoshin jo vetëm kontrata jotransparente me Bechtelin është në shërbim të miqësisë me Amerikën, por edhe tredhja e mizave gjithashtu. Nga ana tjetër: a mund të kërkohet nga deputetët e një partie politike që të angazhohen për transparencë kur në shtëpinë e popullit kanë hyrë tinëz, me vota të vjedhura dhe të manipuluara? Sa i përket Bechtelit: nuk është trup të kërkohet transparencë. Në Kroaci, në vitin 2004, qeveria konservative anuloi një tender që ia kishte dhënë firmës Bechtel pas kritikave nga Komisioni Evropian, nga shoqëria civile dhe nga organizatat ndërkombëtare për luftimin e korrupsionit. Në vitin 2000, qeveria socialdemokrate e kishte quajtur të dëmshëm për Kroacinë një kontratë me firmën Bechtel dhe e kishte anuluar tenderin për rrugën Zagreb-Sisak, duke e përgjysmuar çmimin e tenderit. Po ashtu ishte shlyer edhe ajo pjesë e marrëveshjes, ku thuhej se në rast të ndryshimit të kontratës Bechtel duhet të kompensohet me një kontratë tjetër. Bechtel nuk u ankua për këtë ndryshim të kontratës. Askush nuk mund të thotë se kroatët janë antiamerikanë. Në Rumani Bechtel k

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›