E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trashëgimia e gjeneralit Petraeus në Afganistan

01-07-2011 / Nga David Ignatus (Washington Post)

Një javë më parë, natën vonë që presidenti Obama njoftoi për tërheqjen e trupave nga Afganistani më shpejt se sa ushtria dëshironte, gjeneral David Petraeus mbajti një video konferencë nga Uashingtoni me stafin e tij të lartë, të cilët ishin mbledhur në Kabul për takimin e tyre të orës 7:30. Ai siguroi se plani i fushatës së tyre “mund të bëhej akoma” dhe i tha atyre të qëndronin në ofensivë.
Thirrja ishte një lëvizje klasike e Petraeusit – një shfaqje e optimizmit dhe e vendosmërisë e kombinuar me politikën e vërtetë. Ai mund të ketë mbetur i zhgënjyer, por ai e ka mbajtur të fshehtë, duke i shpjeguar skuadrës së tij se vendimi i presidentit ishte formuar nga faktorë më të gjerë se sa orari i preferuar ushtarak.
Petraeusi do ta lërë komandën e tij të forcave të NATO-s në korrik me një përfundim të sigurt të luftës së Afganistanit. Ai nuk ka marrë të njëjtat vendime kthesë si në Irak, ku udhëhoqi një kryengritje të trupave amerikane, që e kthyen veten në prag të luftës civile. Konflikti i Afganistanit ka qenë më i vështirë.
Petraeusi tha se ai e dinte që në fillim se një “rrokullisje” e shpejtë në Afganistan ishte e pamundur. Ai është ende i bindur se strategjia e tij kundër kryengritjeve këtu mund të nevojitet edhe pse Shtetet e Bashkuara vendosën të tërheqin trupat. Ai tha se përkufizimi i suksesit do të jetë transferimi i përgjegjësisë për sigurinë e Afganistanit në vitin 2014, kur trupat luftarake amerikane do të largohen.
Politikanët e të dyja palëve tashmë janë duke shkruar se Afganistani është një çështje e humbur, por Petraeus argumenton se kryengritja e trupave të Obamës të vitit 2009 ka filluar të paguajë dividendë dhe pse Afganistani ngeli në luftë: Niveli i dhunës në javët e fundit ka qenë 5% më i ulët se vitin që shkoi dhe talebanët kanë dështuar në luftën e tyre për të rimarrë kontrollin e fortesave të Kandaharit dhe Helmandit, të cilat u pastruan në vitin 2010. Ai insiston se trupat afgane po performojnë më mirë dhe po vuajnë 3 herë më shumë se sa vdekjet e forcave të NATO-s.
Refuzimi është gjithashtu i qartë për shumë vëzhgues. Qeveria e presidentit Hamid Karzai mbetet akoma shumë e korruptuar dhe qeverisja në të gjithë vendin është diku në mes të varfërve dhe jo ekzistuesve. Afganistani është një vend jofunksional.
Trashëgimia e Petraeusit do të diskutohet nga historianët ushtarakë në vitet që do të vijnë. Ai është gjenerali më i shquar i brezit të tij, i cilësuar se ka bërë një punë të mrekullueshme pas shpëtimit të Bagdadit, por ende jo i preferuar nga disa kolegë shumë politikanë. Gjithsesi, ai ka qenë komandanti ushtarak më i preferuar i Xhorxh Bushit dhe Barak Obamës, i cili po e zhvendos atë nga Kabuli në krye të CIA-s.
Gjatë një interviste në zyrën e tij këtu, Petraeusi ofroi një vetë vlerësim të pazakontë kur unë e pyeta atë të rreshtonte pikat e forta e të dobëta të profesionit të tij si komandant.
Në krye të listës pozitive të tij ishte krijimi i Policisë Lokale Afgane, një iniciativë sigurie nga lart poshtë, e cila njihte përbërjen fisnore të Afganistanit, që më pas u përqafua nga Karzai. Ai përmendi gjithashtu fushatën kundër korrupsionit të kryesuar nga këshilltari i një kohë të gjatë, gjeneralbrigade H. R. McMaster. Ai përmendi zhvillimin e kornizës për tranzicionin e kontrollit të sigurisë në Afganistan, krahinë pas krahine, që do të fillojë muajin e ardhshëm.
Unë e pyeta Petraeusin më gjerë në lidhje me çështjen e stilit të tij udhëheqës, i cili është intensiv dhe i fokusuar, madje edhe sipas standardeve ushtarake. Një shembull i vogël është mënyra se si ai pastroi selinë e koalicionit të NATO-s, e cila ishte rrënuar nga komandantët e mëparshëm. Ajo që bëri ai ishte e thjeshtë, por vendimtare: Ai tha se eci së bashku me komandantin e bazës për rreth 30 minuta dhe i tha atij se çfarë të ndreqte. Pastrimi dhe lyerja filluan së shpejti.
Vetë kritika e Petraeusit u fokusua në zonën që çoi në fërkimet me popullin afgan, duke minuar qëllimin e kundër kryengritjes. Ai tha se duhet të kishte lëvizur më shpejt për të frenuar kontraktuesit privatë të sigurisë, prezenca e të cilëve ishte irrituese për afganët. Gjithashtu, ai duhet të kishte punuar më shumë për të reduktuar viktimat civile të shkaktuara nga koalicioni, të cilat perënduan në orën e tij, por ende e zemëruan Karzain dhe kombin.
Ajo që është e vështirë të imagjinohet është se pas 37 vjetëve  në ushtri Petraeusi më në fund do ta heqë uniformën e tij me grada që simbolizojnë ambiciet dhe arritjet e tij. Ai thotë se do të jetë më e lehtë, sepse do t’i bashkohet një “familjeje” tjetër në shërbim të CIA-s. Gjithashtu, ai thotë se do të ishte më e vështirë nëse do të shkonte në plazh e të mendonte për bizneset fitimprurëse ose ofertat për të shkruar libra. Javës që vjen ai do të festojë 4 Korrikun në një post luftarak për herën e shtatë në nëntë vitet e fundit. Ai thotë se “duke i hedhur një vështrim hapit të fundit” mund “të fillojë të peshojë më shumë në javët e para”.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›