E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregëtimi i mishit, mblidhet Task Forca

Mblidhet në Prefekturën e Tiranës Task Forca Rajonale për të ndaluar aktivitetin e jashtëligjshëm në therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit jashtë standardeve.
 

Ministri i Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli ka theksuar nuk do të ketë asnjë tolerim për subjektet që nuk respektojnë kriteret hegjeno-sanitare.
 

"Aksioni për evidentimin e subjekteve të cilat tregëtojnë mishin jashtë çdo kushti higjenik ka qënë i munguar por ka shtuar se akti normativ tashmë cakton detyra të reja. Ky që po zhvillojmë është një aksion pa mbarim. Në Tiranë theren kafshët në katet e para të pallateve ndërsa në Sauk dhe Kamëz ka probleme higjeno-sanitare. Asnjë tregtar shkelës nuk do të mund t`i shpëtojë ligjit ” theksoi Ruli.
 

Nga ana e tij, Prefekti Keltis Kruja theksoi se zonat më problematike janë Kodër-Kamza, pranë Sanatoriumit dhe tregu i mishit tek Pazari i ri

Akti Normativ u jep një afat të mjaftueshëm, rreth 25 ditë që të përmbushin vetë në mënyrë vullnetare të gjitha kushtet bazë higjieno-sanitare që të garantojnë sigurinë e njerëzve.

Gjithashtu përcaktohet edhe penalizimi me gjoba që variojnë nga 50 mijë deri në 250 mijë lekë, konfiskimi i mallit dhe mjeteve të punës, ndërsa masa më e rreptë për bizneset tërësisht të paligjshme është shembja e ndërtesës ku ky aktivitet i jashtëligjshëm kryhet.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›