E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wesley Clark viziton më 18 tetor Kosovën

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të vizitojë më 18 tetor Kosovën. Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se Clark do të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Fondi Kosovaro-Amerikan për edukim, që do të mbahet në 18 tetor në Kosovë.
 

Gjenerali Clark është i njohur tek populli i Kosovës për rolin e rëndësishëm në lidershipin e tij për sjelljen e paqes në rajon, kur ai udhëhoqi Operacionin e Forcave të Bashkuara gjatë luftës në Kosovë, si Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropë i NATO-s prej vitit 1977 deri më 2000.

“Roli që ka arsimi në zhvillimin e një kombi është i një rëndësie tejet të madhe. Fakti që Fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim ofron bursa për programe të nivelit master në disa prej universiteteve më të njohura në Amerikë është një rrugë e rëndësishme drejt këtij qëllimi”, ka theksuar Gjenerali Clark për vizitën e tij në Kosovë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›