Apartamentet në Fier, Çobo: Po shiten nën kosto

Për ndërtuesit në Fier, periudha e kthimit të emigrantëve ka shënuar një rritje të numrit të blerësve. Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat e mbledhura nga ky sektor janë më optimale, por fill pas kësaj, vjeshta po nis me një rënie të shitblerjeve. Madje, sipas ndërtuesve, apartamente po shiten nën kosto.
Shezai Çobo, kryetari i dhomës së tregtisë tha se edhe ato apartamente që po shiten, po kërkohen nga emigrantët të cilët kanë vendosur të kthehen në përfundimisht në Shqipëri.
Megjithëse kjo nuk ishte një nga periudha më optimale për sektion e ndërtimit, fakt është që ky sektor është më i prekur ndaj krizës financiare. Edhe pse shihen çdo ditë ndërtime të reja, hyrjet po shiten jashtë çdo pritshmërie që patën ndërtuesit.