E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksike filma te animuar kunder droges

Një seri filmash të animuar, të shoqëruar me muzikë elektronike, janë arma e re e qeverisë meksikane kundër karteleve të drogës, që në pesë vitet e fundit kanë shkaktuar rreth 30 mijë të vdekur.

Fushata e kartonave synon të shfryjë “mitin” e krijuar nga debatet mbi mënyrën se si duhen luftuar organizatat kriminale.

“Ne po përpiqemi të japim një perspektivë gjithëpërfshirëse dhe bashkëkohore mbi atë që po ndodh”, ka deklaruar Alejandro Poire, zëdhënës i sigurisë kombëtare.

Në meksikë ka përceptime të ndryshme mbi mënyrën se si duhet luftuar krimi i organizuar. Disa politikanë deklarojnë se duhet negociuar me trafikantët, ndërsa të tjerë mbështesin nismën e presidentit Calderon, për angazhimin e ushtrisë kundër krimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›