E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artan Hoxha për President

Konfirmimi erdhi nga shumica në Parlament pas dështimit të tryezës së sotme ku maxhoranca dhe opozita nuk arritën në një kandidat konsensual.

Pas takimit që zgjati rreth tri orë në Kryesinë e Kuvendit, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, bëri të ditur se Hoxha do të jetë kandidati i shumicës në seancën e nesërme.

“Nesër paradite maxhoranca do të zyrtarizojë kandidatin për President, z. Artan Hoxha”, deklaroi Meta pas takimit.
“Ky emër vjen pas konsultës që ne bëmë si maxhorancë pas takimit me opozitën. Nuk arritëm të gjejmë konsensus për asnjë nga katër emrat që propozuam me qëllim arritjen e konsensusit”.

Ndërkohë, kryetari i PS-së, Edi Rama, tha pas takimit se opozita nuk pranoi propozimet e maxhorancës pasi konsensusi, sipas tij, është më i rëndësishëm se emri. “Nuk mund të hiqnim dorë nga konsensusi për hir të emrit”, deklaroi Rama.

“Bëmë një përpjekje të gjatë, intensive dhe të plotvullnetshme për t’u dhënë shqiptarëve atë që meritojnë, një President konsensual, dhe familjes evropiane një sinjal që politika duhet t’i jepte në këtë proces. Fatkeqësisht nuk gjetëm atë vullnet dhe mirëkuptim që sipas meje duhet të jepte qeveria, e cila e kupton fare mirë se moszgjidhja e një Presidenti konsensual është një zhvillim negativ që nuk parathotë gjëra të mira për 12 tetorin, ditën kur vlerësohemi nga BE-ja”.
/Start/

                                                                                             2012-06-10 23:01
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›