Takimi për Presidentin, maxhoranca propozon 4 emra

Takimi që po mbahet në Kryesinë e Kuvendit nisi rreth orës 19:30, me pjesëmarrjen e kryeministrit Sali Berisha, kreut të opozitës Edi Rama, kryetarit të LSI-së Ilir Meta, të PDIU-së Shpëtim Idrizi, dhe kryetarëve të grupeve parlamentare të PD-së dhe PS-së, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi.
Para takimit me përfaqësuesit e opozitës, Berisha takoi aleatët, Metën dhe Idrizin, ku u miratua lista me katër emra kandidatë që do të propozojë:
Bujar Nishani (ministër i Brendshëm),
Arben Imami (ministër i Mbrojtjes),
Petraq Milo (këshilltar i kryeministrit për ekonominë),
Artan Hoxha (ish-ministër në qeverisjen e PD-së, aktualisht dekan i Tirana Business University, analist, ekspert ekonomie)
Mësohet se beteja më e fortë do të jetë mes Milos dhe Hoxhës, ndërkohë që sipas medieve, ekziston një listë “rezervë” me emra nga jashtë politikës: Admir Thanza, Vitore Tusha, Ledio Bianku dhe Edmond Islamaj.
Nëse opozita nuk do të bjerë dakord për asnjë prej këtyre emrave, atëherë do të japë edhe ajo propozimet e veta.
Raundi i katërt kërkon vetëm 71 vota, por zgjedhja e Presidentit me konsensus do të ndihmonte që palët të kishin dakordësi edhe për reformat e rëndësishme të kërkuara nga BE-ja.
/Start/E.B/
2012-06-10 20:40