Tregtia me internet, vershojne shitjet
Ajo qe para 10 vjetesh dukej e paimagjinueshme, tani eshte nje realitet me i zakonshem. Te plotesosh nevojat e tua per mallra dhe sherbime nga interneti, po behet nje fenomen perdite e me i zakonshem edhe per shqiptaret. Sipas shifrave me te fundit 40 per qind e evropianeve blejne nga interneti. Sidomos tani qe po afrojne festat e fundvitit ofertat nga dyqanet ne internet, jane shume me te mira se ne ata reale. Madje tregtia online po rritet me ritme kaq te pershpejtuara, sa qeverite dhe entet rregullatore, nuk jane duke ecur me te njejtin hov ne miratimin e akteve dhe ligjeve qe sistemojne kete dukuri pa demtuar palet. Eshte faktuar tashme qe interneti, sidomos keto dy dekadat e fundit, ka ndikuar ndjeshem ne rritjen e ekonomise boterore duke i dhene nje tjeter dimension edhe tregtise. Duke filluar qe nga bankat, kompanite ajrore, kazinote, qindra dyqane po shesin online. Konsumatoret perballe ketij zhvillimi kane mundesi qe nepermjet sherbimeve te internetit, te kursejne kohe dhe te kene mundesi zgjedhjeje ne cmime per te njejtin produkt. Kjo lloj tregtie eshte e pranishme tashme edhe ne vendin tone. Sitet www.victoriassecret.com dhe www.amazon.com kane mjaft perdorues nga Shqiperia. Emigrantet e perdorin internetin per te derguar para ne shtepite e tyre. Shume shqiptare i paguajne faturat e dritave dhe te ujit nga interneti. Shume te tjere bejne shoping online, per vete apo te afermit. Shqiptaret nuk jane vetem konsumatore virtuale, por kane nisur te kene edhe dyqanet e tyre. Sitet blej.com, tregto.com, ankandishqiptar.com, etj jane portalet "made in Albania", qe shesin mallra. Me se shumti ofrohen libra, por edhe artikuj per dhurata, deri tek lulet. Ne vendet e zhvilluara, SHBA dhe BE fenomeni "shoping online" eshte mjaft i perhapur. Rreth 40 per qind e te rriturve ne BE, vitin qe shkoi ishin konsumatore nga interneti ndersa ne SHBA volumet e kesaj tregtie, shenuan rreth 146 miliarde dollare. Meshkujt jane ata qe preferojne me shume blerjet online, per shkak se nuk durojne dot ecejaket neper dyqane. Mirepo jo ne pak raste konsumatoret online jane shnderruar ne viktima piraterie. Parate e tyre jane perfituar nga site fantazme, nderkohe qe instancat dhe menyrat e mbrojtjes nga ky fenomen mungojne. Anetaret ne Parlamentin Evropian kane miratuar nje raport, ne baze te te cilit behej thirrje per rritjen e masave mbrojtese per privatesine e klienteve dhe bizneseve ne menyre qe t'i jepet keshtu nje shtytje shitjeve online. Ne keto vitet e fundit shitjet online kane shenuar rritje te frikshme. Por pavaresisht ketyre problemeve, interneti ka shenuar nje revolucion ne shpejtesine e informacionit dhe komunikimit. Tregjet dhe ekonomia ne teresi jane te ndjeshme ndaj informacionit, ndaj dhe perdorimi i internetit po shenon nje epoke te re ne te cilen eshte futur ekonomia globale.
"Ebay", marketi gjigant evropian i tregtise online
Vertete nuk ka thuajse asgje qe s'mund ta gjesh ne portalin e ankandeve ne internet, "Ebay". Atje mund te blesh makinen e tipit "Golf", qe ngiste Papa Benedikt, apo dritaren prej nga u qellua Kenedi. Ne platformen gjermane te "Ebay"-it cdo sekonde nderron pronarin nje artikull veshmbathjeje, cdo 14 sekonda nje telefon celular dhe cdo minute nje makine. "Ebay" drejtohet qe prej vitit 1998 nga Meg Uitman (Meg Whitman). "Ebay" perbehet nga 38 platforma interneti ne 150 vende. Gjermania me 24 milione anetare te regjistruar, ka tregun me te madh online jashte SHBA.