Elbasan, 6 police rrugore te arrestuar ne nje muaj
Aksioni i djeshem i Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ishte i dyti brenda nje muaji ne Policine e Elbasanit, duke e cuar ne 6 numrin e efektiveve te qarkullimit te arrestuar per korrupsion. Me pare ishin arrestuar kater polic qarkullimi ne Komisariatin e Elbasanit, te denoncuar nga shoferet per marrje ryshfeti dhe presion, per venie te gjobave ne kembim te bakshisheve. Nje prej policeve mundi te arratisej dhe ndodhet ne kerkim nga koleget.