E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtia online, cfare blejne shqiptaret

Per shume gra dhe vajza qe jetojne ne Shqiperi dhe qe kane akses ne internet, dyqanet virtuale "victoriasecret", "amazon" dhe "Ebay" jane po aq te njohura sa edhe pikat tipike ku behet shoping ne Tirane. Madje ke mundesi te blesh me cmime shume here me lira nje artikull ne internet, nga ato qe shiten ne dyqanet vendase. Por cfare duhet qe te kesh qe te jesh nje bleres online. Se pari, duhet te kesh patjeter nje llogari bankare dhe po keshtu te zgjedhesh transferuesin e sigurte te parave online. Agjencia me e njohur dhe e sigurte qe kryen transfertat e parave online eshte www.paypal.com. Kur te kesh siguruar karten bankare dhe te kesh edhe transferuesin e sigurte te parave atehere beju gati per te blere. Menyre e mire dhe me e sigurte per te kryer kete proces eshte kompjuteri personal. Mjafton te futesh ne portalin e kerkimit Google, per te gjetur dyqanet me serioze dhe me te mira online. Artikujt vijne me poste dhe zakonisht, koha e mberritjes eshte nje jave, por edhe nje muaj. Artemida, punonjese ne nje agjenci private udhetimesh, pothuajse gjithcka qe i nevojitet per t'u veshur e blen ne internet. Siti me i preferuar i saj eshte "victoriasecret". Tani qe eshte periudhe krishtlindjesh interneti eshte parajse per blerje. Oferta e uljeve te cmimeve ka nisur dhe ke mundesi te blesh nje gje te bukur, te vecante dhe te lire per te afermit. Artemida bashke me shoqet e saj kane menduar qe blerjet e krishtlindjeve ti bejne online. Artikulli me i shtrenjte te "viktoria" nuk eshte me shume se 20 euro, nderkohe qe artikuj te ngjashem ne dyqanet reale jane tre-kater here me te larta. Gjithashtu te pasionuarit pas internetit blejne makina telefona celulare madje edhe mobiliet e shtepise nga interneti. Por te blesh ne kete menyre ne Shqiperi mbetet ende nje luks duke pasur parasysh faktin se, aksesi ne internet dhe ne sherbimet bankare eshte shume i varfer. Nderkohe qe sherbimet online ne vende te tjera jane po aq popullore sa edhe ato reale, ne Shqiperi nje mase e madhe e njerezve nuk njihet me kompjuterin si objekt.

Mallrat shqiptare online

Ndonese jo me nje volum te madh shitjesh, edhe shqiptaret kane krijuar dyqanet e tyre virtuale. Blej.com dhe tregto.com, njesoj si ne vendet e tjera ku tregtia me internet eshte e zhvilluar, ofrojne mallra dhe sherbime online. Klientet me se shumti jane emigrantet jashte vendit qe blejne libra, dhe CD me kenge dhe filma shqiptare. Por ka edhe nga ato te pasionuarit, qe jo nga nevoja por per hobi blejne nga interneti. Me se shumti jane lulet ne raste festash, apo dhurata, pohojne administratoret e dyqaneve virtuale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›