Pushteti lokal, plani i te ardhurave 67 %
Te ardhurat nga taksat vendore per periudhen nentemujore 2009 arriten ne 9.5 miliarde leke nga 14 miliarde leke te planifikuara, duke realizuar vetem 67.91 % te planit te periudhes dhe kundrejt 8.4 miliarde leke, te mbledhura nje vit me pare. Sipas te dhenave nga Ministria e Financave, taksa vendore mbi biznesin e vogel ka mbledhur 1.9 miliarde leke, pothuajse te njejtin nivel te ardhurash me nje vit me pare; nga tatimet mbi pasurine jane mbledhur vetem 1.3 miliarde leke, me nje renie krahasuar me nje vit me pare prej rreth 5.7 per qind. Nga taksat e tjera lokale, jane mbledhur per periudhen 6.4 miliarde leke, nga 8.4 miliarde te parashikuara, por me nje rritje te konsiderueshme krahasuar me nje vit me pare, prej 24.8 per qind. Ndersa, te ardhurat nga pushteti vendor per vitin 2010 pritet te arrijne nivelin 20.9 miliarde leke me nje rritje prej 13.8 per qind ndaj vitit 2009, duke arritur nivelin 1.6 per qind e PBB. Parashikimi per kete grup taksash, eshte bazuar ne parashikimin per rritjen ekonomike, permiresimin administrativ ne mbledhjen e te ardhurave, kryesisht lidhur me tatimet mbi pasurine, si dhe ndryshimet e fundit ligjore mbi taksat vendore, shpjegon Ministria e Financave. Per taksen vendore te biznesit te vogel, parashikimi per 2010 eshte 4.1 miliarde leke, me nje rritje prej 15.4 per qind krahasuar me vitin 2009. Per grupin e tatimeve mbi pasurine, parashikimi eshte 4.4 miliarde leke, me nje rritje prej 17.4 per qind kundrejt vitit 2009. Per grupin e taksave lokale, pritet te mblidhen rreth 12.4 miliarde leke, me rritje 12 per qind kundrejt vitit 2009. Ne kete grup taksash do te ndihet dhe efekti i ndryshimit te nivelit te takses se tabeles dhe takses se reklamave, si dhe vendosjen ne 0.5 per qind te investimit te takses mbi ndikimin ne infrastrukture per ndertesat ne proces legalizimi.
Plani
Per periudhen nentemujore 2009 te ardhurat nga pushteti lokal arriten ne 9.5 miliarde leke nga 14 miliarde leke te planifikuara, duke realizuar vetem 67.91 % te planit te periudhes.