Tregtimi i produkteve agro-ushqimore në Kukës, temperaturat e larta rrisin rrezikun e helmimeve

Tregtimi i produkteve agro-ushqimore pa respektuar kushtet higjieno-sanitare vazhdon të mbetet një nga problemet kryesore në tregun e qytetit të Kukësit. Me ardhjen e verës dhe rritjen e temperaturave, rreziku nga helmimi ushqimor shtohet ndjeshëm.
“Njerëzit duhet të tregojnë kujdes kur marrin produkte”, u shpreh një qytetar.
Sa i përket çmimeve, konsumatorët thonë se gjatë gjithë muajit qershor ato kanë qenë të qëndrueshme. Kjo periudhë karakterizohet nga një ofertë e larmishme produktesh, kryesisht të prodhuara nga banorët e fshatrave përreth.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar se gjatë muajve të verës do të shtojë kontrollet në treg, me qëllim garantimin e kushteve higjieno-sanitare dhe sigurinë ushqimore të produkteve që tregtohen.
Shitja e frutave, perimeve apo bulmetit në rrugë mbetet një problematikë serioze, që prek si tregtarët, ashtu edhe konsumatorët, pasi mungesa e kushteve të duhura ndikon në cilësinë dhe sigurinë e produkteve ushqimore.
Gazetare: Shkurte Elezaj
/rtsh.al/