Tregu i Kukësit – Lushnja dhe Berati, 2 qytetet ku tregtarët marrin më shumë prodhime

Në tregun e qytetit të Kukësit, çdo ditë dalin prodhime të freskëta të fermerëve të fshatrave përreth, të cilat janë mjaft të pëlqyeshme nga blerësit.
Sipas tregtarëve, për të kënaqur interesat e konsumatorit kuksian, një sasi e konsiderueshme e prodhimeve bujqësore vjen edhe nga zona të ndryshme të vendit, kryesisht nga Lushnja dhe Berati.
Në tregun e qytetit nuk mungojnë edhe banorë të fshatrave përreth që shesin prodhimet e tyre bujqësore.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al/