E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i deputeteve Vangjel Tavo i bashkohet LSi-se

Ne nje konference te perbashket per shtyp me kryetarin e LSI-se Ilir Meta deputeti Tavo deklaroi se i kishte dhene kohe kreut te PS-se Edi Rama deri ne daten 29 tetor per te marre nje pergjigje ne lidhje me kushtet e vendosura prej tij.

Gati nje muaj nga largimi im nga grupi parlamentar i PS-se per kerkesat qe kam bere se bashku me deputetet e tjere te Gjirokastres nuk ka ardhur deri ne date 29 asnje pergjigje qe ne e kishim vendosur si kusht beri te ditur Tavo.

Ai theksoi se per te mbrojtur idete e mia te majta dhe interesat e elektoratit tim vendosa qe t8217i bashkohem grupit parlamentar te LSI-se ne krah te kolegeve te mi ne kete parti. Ai tha se ky vendim vjen edhe si nevoje per te mbrojtur dinjitetin dhe integritetin e tij si deputet ne parlamentin shqiptar dhe per te qendruar per gjithe jeten socialist.

Nderkaq kryetari i LSI-se Ilir Meta siguroi z. Tavo se ne LSI do te gjeje te gjitha hapesirat per te vijuar kontributin e tij politik si dhe per te perfaqesuar interesat e gjithe atyre qe kane besuar tek idete dhe personaliteti i tij. Ai shprehu besimin se kontributi i deputetit Tavo do te jete nje kontribut i shtuar ne vlera e ne ide per shkak te eksperiences qe ai ka por edhe grintes politike qe ka treguar vazhdimisht.

Besoj se ne te gjithe se bashku do te arrijme te mbrojme interesat e qytetareve shqiptare qe duan integrimin e vendit dhe njekohesisht vlerat dhe aspiratat e gjithe atyre socialisteve dhe progresisteve te cilet objektiv kryesor kane pershpejtimin e integrimit evropian te Shqiperise nenvizoi kreu i LSI-se.

Nje muaj me pare deputeti i Gjirokastres Vangjel Tavo deklaroi shkeputjen nga PS pasi sipas tij ne degen e kesaj partie ne Gjiokaster ka probleme te shumta. Madje ai akuzoi se ne zgjedhjet e kaluara votat ne kete rreth nuk jane manipuluar por jane shitur nga vete socialistet.

2010-10-30 2008

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›