Tregu i energjisë, gjigandi KESH zvogëlohet
Në vitin 2001, katër kompani konsulence të huaja hartuan një strategji afatgjatë për zhvillimin e tregut të energjisë elektrike dhe i caktuan Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare një rol thelbësor në prodhimin, eksportin dhe importin e energjisë elektrike, por modeli i privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes pritet ta kthejë KESH-in nga një gjigand, në një kompani të vockël, bëjnë të ditur ekspertë të energjisë, të pyetur nga "Shqip". Sipas ekspertëve, KESH pritet që në të ardhmen të marrë më pak se 20 për qind të xhiros së përgjithshme të sektorit të energjisë, gjë që do të thotë se kompania do të jetë në pamundësi financiare për të shlyer borxhet e veta dhe nuk do të ketë asnjë shans të mendojë për të investuar në ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese. Tregu i energjisë elektrike pritet të qarkullojë në total rreth 37 miliardë lekë këtë vit, nga të cilat korporata që zotëron hidrocentralet, do të marrë vetëm 7.3 miliardë lekë, ose më pak se 20 për qind të totalit. Gjatë këtij viti, çmimi mesatar i shitjes finale të energjisë elektrike pa TVSH ka qenë 8.45 lekë për kWh, por KESH, i cili e prodhon energjinë, ka marrë mesatarisht 0.78 lekë për kWh. KESH ka kërkuar që çmimi mesatar të rritet për të nga 0.78 lekë, në 1.1 lekë për kWh, por kjo tarifë nuk merr parasysh koston e amortizimit të hidrocentraleve dhe ia heq KESH-it çdo mundësi për të investuar në të ardhmen në kapacitete të reja gjeneruese.
Studimi i vitit 2001
Një studim financiar nga Banka Botërore, në atë kohë parashikoi që KESH të investonte për ndërtimin e termocentraleve të reja me fuqi të instaluar prej 400-600 megavat. Për të realizuar këtë detyrë, kostoja margjinale (kostoja e shtimit të prodhimit) ishte rreth 4.2 lekë për kilovat/orë. Sipas studimit, në Shqipëri nevojiten rreth 13 lekë investime për të furnizuar një kilovat/orë energji shtesë, nga të cilat rreth 8 lekë duhej t‘i takonin prodhimit dhe transmetimit, ndërsa pjesa tjetër shpërndarjes. Sistemi aktual i krijuar pas privatizimit të OSSH-së bën që prodhimi dhe transmetimi të marrin së bashku më pak se 25 për qind të vlerës monetare të siguruar nga shitja, ndërsa shpërndarësi të marrë 75 për qind.
Për më tepër, qeveria e sotme duket se nuk ka në plan të krijojë kushtet që KESH të investojë në termocentrale, pasi duket më e interesuar që termocentralet të ndërtohen privatisht nga investitorët e huaj.
Llogari të gabuara në Vlorë
Ekspertët shprehin rezerva edhe për mënyrën se si qeveria e vlerëson rentabilitetin e termocentralit të Vlorës. "Ka kosto të lartë, kanë thënë shumë zyrtarë, dhe për këtë arsye nuk ia vlen të vihet në punë".
Sipas qeverisë, kostoja për çdo kilovat/orë të prodhuar në Vlorë është 10 lekë, shifër kjo më e lartë se sa kostoja e importit të energjisë, që është rreth 7 lekë. Por sipas ekspertëve, në vlerësimin e kostos së termocentralit të Vlorës nuk është marrë parasysh edhe përfitimi anësor që sjell mbajtja e tij në punë. Nëse termocentrali i Vlorës vihet në prodhim, rendimenti i kaskadës së Drinit mund të përmirësohet ndjeshëm dhe uji i Fierzës mund të përdoret për të prodhuar energji në kohë pik kur çmimi në tregjet rajonale është më i lartë.
Qeveria nuk diti ose nuk deshi të bëjë llogaritë në kompleks edhe kur mori vendimin të jepte me koncesion termocentralin e Fierit, i cili sot është mbyllur dhe ka sjellë rritjen e përgjithshme të humbjeve teknike nga transmetimi i energjisë nga veriu i vendit ku prodhohet, në jug, ku konsumi rritet ndjeshëm gjatë sezonit turistik.
Borxhet e KESH-it
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare zotëronte në fillim të këtij viti rreth 26 miliardë lekë borxhe afatgjata aktualisht (rreth 200 milionë euro), të cilat janë tërhequr nga donatorët ndërkombëtarë gjatë njëzet viteve të fundit për të investuar. Borxhet e KESH-it u shtuan me rreth 6 miliardë lekë të tjera kur qeveria vendosi t‘ia transferojë korporatës borxhet që figuronin në bilancin e OSSH-së para privatizimit të kësaj të fundit. Sipas ekspertëve, me një çmim kaq të ulët të shitjes së energjisë, KESH ka shumë gjasa të mos jetë në gjendje të shlyejë detyrimet e veta në vitet e ardhshme. Të gjitha këto borxhe janë të garantuara nga qeveria dhe për këtë arsye ka shumë gjasa që borxhet e KESH do të shlyhen nga Ministria e Financave.