E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i pakicës, në rritje çmimet mesatare të perimeve

TIRANE-Sipas statistikave të ministrisë së Bujqësisë, që raporton mbi çmimet mesatare të shitjes me pakicë në tregjet kryesore të vendit, gjatë periudhës 15 gusht-21 gusht 2011, në krahasim me javën e kaluar, çmimet e artikujve perime, fruta, fasule dhe patate, nga 36 artikuj në treg, 17 prej tyre kanë shënuar rritje çmimi, 17 artikuj kanë ulje, ndërsa dy artikuj nuk kanë lëvizje çmimi.

Gjatë kësaj jave, në krahasim me javën e kaluar, nga 20 artikuj perimesh që ndodhen në treg, 17 prej tyre kanë rritje çmimi, që varion nga 1 deri ne 27 lekë/kg. Rritjet më të mëdha i kanë patëllxhani me 27 lekë/kg, karrota me 14 lekë/kg, sallata me 11 lekë/kg, trangulli me 8 lekë/kg etj. Ulje kanë tetë artikuj, si speci gogozhar me 15 lekë/kg, spinaqi me 8 lekë/kg, hudhra e thate me 4 lekë/kg etj. Fasulja kokërrvogël ka ulje me 4 lekë/kg, patatja ka rritje me 2 lekë/kg, ndërsa fasulja pllaqi nuk ka lëvizje çmimi. Sa u përket frutave, nga 13 artikuj që ka tregu, 5 prej tyre kanë ulje çmimi, si fiku me 13 lekë/kg, molla e kajsia me 5 lekë/kg, kumbulla me 4 lekë/kg etj. Rritje kanë 5 artikuj, si ananasi me 11 lekë/kg, pjeshka me 3 lekë/kg, banania me 2 lekë/kg etj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›