Aleatët kërkojnë Kod të ri, ja propozimet e ‘të vegjëlve’
TIRANE-Në tryezën e partive politike, të cilën pritet ta thërrasë PD-ja ditët e para të muajit shtator, të gjitha forcat politike do të paraqesin propozimet konkrete për mënyrën sesi do të ndryshojë Kodi Zgjedhor.
Duke u bazuar në implementimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, subjektet politike sugjerojnë formula konkrete për të dakordësuar në fund në një të vetme, e cila të mundësonte korrigjimin e Kodit Elektoral. Propozimet nisin që me ndryshimin e sistemit zgjedhor e deri tek korrigjimi i formulës së llogaritjes së vendeve në parlament, apo numërimi i fletëve të votimit të bëhet me skanim në rast se nuk arrihet votimi elektronik deri në 2013-ën.
PD jep garanci për bashkëpunim me palët, ndërkohë që kreu i grupit parlamentar, Astrit Patozi shprehet: "Letra ime drejtuar zotit Ruçi para mbylljes së sesionit të shkuar, vijon të mbetet e hapur, ndonëse ajo nuk pati një përgjigje. Do të mjaftonte riaktivizimi i saj që të kishim një start normal të jetës parlamentare në shtator. Në këtë çështje nuk ka shumë rëndësi aspekti formal, por intensioni politik. Kemi qenë, jemi dhe do të jemi të hapur për një bashkëpunim të shpejtë, sidomos për reformën zgjedhore".
Por aleati i PD-së, kryerepublikani Fatmir Mediu parashtron rrugët që Partia Republikane do të ndjekë për realizimin e ndryshimit të sistemit zgjedhor. Referuar ndryshimit të ligjit elektoral, Mediu thekson që të ndryshohet thelbi i Kodit në tërësi. Argumentimi i ministrit të Mjedisit për këtë çështje është se ky Kod ka rritur papërgjegjshmërinë e të zgjedhurve përballë elektoratit. "Ky Kod zgjedhor, ky ligj elektoral ka atrofizuar politikën shqiptare, ka thelluar konfliktin dhe ka rritur papërgjegjshmërinë e të zgjedhurve karshi votuesve të tyre. Nuk është një ligj, i cili bazohet mbi meritën, por bazohet në marrëdhëniet që ndërtojnë njerëz të caktuar dhe të lidershipit politik të partive përkatëse", - shprehet z.Mediu.
Dy partitë e tjera aleate të demokratëve, liberaldemokratët e Arian Starovës dhe legalistët e Ekrem Spahisë, sugjerojnë skema të reja për Kodin Zgjedhor. Starova kërkon një korrigjim të formulës së llogaritjes së vendeve në parlament, ndërsa Spahiu sugjeron që numërimi i fletëve të votimit të bëhet me skanim, në rast se nuk arrihet votimi elektronik deri në 2013-ën.
"Nëse është e pamundur për të filluar që nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare votimin me elektronikë, është domosdoshmëri që numërimi i fletëve të votimit të bëhet me skanim", - thekson z.Spahia.
Kurse Arian Starova deklaron se "duhet të ketë një korrigjim të mënyrës së llogaritjes së vendeve në parlament duke marrë për bazë sidomos partitë e vogla, kuotat e votave që ata marrin në shkallë kombëtare. Pra, nga gjithë lista e deputetëve në parlament duhet të ketë kuota të caktuara, 20-30-40, të cilat të mund të llogariten në bazë të kuotave apo përqindjeve në rang kombëtar për partitë e vogla apo për parti të tjera".
Kurse aleati tjetër i demokratëve, Ilir Meta i LSI-së, fton forcat politike që me sesionin e ri parlamentar të ngrihet me urgjencë komisioni për reformën zgjedhore dhe më tej të miratohet paketa e ligjeve që kërkon shumicë të cilësuar si kusht për integrimin e vendit në BE. "Me nisjen e sesionit të ri parlamentar duhet të ngrihet edhe një komision parlamentar, i cili do të angazhohet në përmbushjen e reformave, si dhe të miratohen edhe ligjet me shumicë të miratuar, pasi paketa prej 16 ligjesh është e gatshme dhe pret vetëm miratimin", - thekson z.Meta.
(d.b/ValentinaMadani/GazetaShqiptare/BalkanWeb)