E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu valuator, forcohet leku në prag të gushtit

TIRANE- Në tregun e këmbimit valutor, monedha vendase e ka nisur javën, që përkon dhe me fillimin e muajit gusht, duke fituar pikë si ndaj euros ashtu dhe dollarit.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbëhej me 140.18 lekë, 0.08 lekë më pak se të premten e javës së kaluar.Dollari ka shënuar një zbritje më të fortë, duke iu afruar 105 lekëve. Një dollar këmbëhej të hënën me 105.54 lekë.

Në tregjet ndërkombëtare, euro mbetet e fortë, duke u këmbyer të hënën me 1.328 USD.

Ekspertët shprehen optimist për një "Lek" të fortë në ditët në vijim, që favorizuar nga sezoni do të stimulojë rritjen e euros në treg.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›