Basha: Tolerancë zero ndaj ndërtimeve pa leje, jo legalizim
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë tryezës së përbashkët me drejtuesit e 11 njësive bashkiake të kryeqytetit paralajmëroi tolerancë zero ndaj ndërtimeve pa leje.
Basha theksoi se nuk do ketë asnjë lloj procesi legalizimi për këto ndërtime.
“Është detyra juaj e parë të veproni në mënyrë energjike për të identifikuar çdo proces shkelje ligji që fillon apo vazhdon me ndërtimet pa leje. Që nga marrja e masave administrative siç janë gjobat e deri tek prishja e këtyre objekteve. Nuk do të ketë asnjë lloj procesi legalizimi për këto ndërtime dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë qytetarët”, deklaroi Basha.
Me propozim të kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, krerët e 11 njësive Bashkiake të Tiranës i kanë kaluar një sërë kompetencash për menaxhimin e territorit.